Letërsi


Histori and Letërsi12 Tet 2008 09:27 pm

Nëse ndalemi ne historinë e letërsisë ne Europë mund të konstatohet se që nga lindja e saj, bëhet një ndryshim i rëndesishëm i gjuhës në cdo vend të Europës, edhe atë cdoherë si faleminderim i ndonjë ,,POETI”. Në Itali ne shekullin e XIII, Dante është shembulli i cili ka vendosur te shprehet ne gjuhë tjeter. Eshtë e njohur se Dante është edukuar në gjuhën latine, nga gjuha e atëhershme dominante dhe qëndrore. Ai duke i ditur të gjitha dialektet italiane ndalet ne dialektin e tij (Fiorentina) me të cilën do ta krijon gjuhën a tij, mandej vepren e tij të famshme “Komedija Hyjnore” dhe përfundimisht gjuhën italiane. Ky ndryshim I tërësishëm gjuhësor u bë ne shekullin e XIII, por në Itali kishte dokumente edhe më pare. Ne shekullin e dymbëdhjetë gjuha popullore italiane “volgare” dalngadalë ia zuri vendin latinishtes, kështu monumenti i pare letrar në italishte : Kënga e “Mabitarit të Toskanës”daton nga ajo periudhë. Meqë cdo gjë që ndodhte ne Itali, herët a vonë e merrte jehonën e vet ne Shqipëri, mund të besohet se ideja për ta shkruar gjuhën e vet do t’u ketë ardhur shqiptarëve nga Italia, aty diku rreth fundit të shekullit dymbëdhjetë. Përgjigjen përfundimtare kësaj qështje mund t’ia gjejmë në arkivat e Vatikanit.

Në Angli, gjuha angleze filloi të ndërtohet rreth shekullit të tetë, me elemente gjermane , latine, normandike dhe skandinaviane. Vonë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë poeti anglez Geoffrey Chaucer do ta fus gjuhën angleze ne letersi. Kurse një shekull më vonë Shekspiri veq më do ta vërteton më atë gjuhë. Në të njëjtën periudhë në Gjermani ende shkruanin në gjuhën latine. Letërsia gjermane do të fillon ta merr formën e saj si faleminderim i përkthimeve Luteriste nga Bibla. Në Francë në te njëjtë periudhe, ne shekullin e gjashtështëmbëdhjetë, Fransoa i pare, bën ndërimin e gjuhës latine me gjuhë franceze. Montenji, i cili në fillim shkruante në gjuhën latine, do ta ndryshon këtë gjuhë për të vetmen arsye që të shkruan ne gjuhën franceze. Sikurse edhe Dante edhe ai do të jet krijues i një gjuhe të re. Gjuha shqipe ekzistonte që në fillim të shekullit katërmbëdhjetë. Kemi një dokument historik të dorës së pare që e dëshmon këtë fakt. Në vitin 1332 murgu gjerman – Brokardi, në një libër të tij kushtuar Filip dë Valuasë- mbretit të Francës- e dëshmon ekzistimin e letersisë shqipe. Ai vëren edhe se: ,, Shqiptarët ndonëse kanë një gjuhë krejtësisht tjetër nga latinët, në librat e tyre përdorin alfabetin latin”. Fra brokardi, apo Brocardus Teutinicus, siq e quajnë atë kronikat latine, është një njeri të cilit mund t’i besohet me siguri. Vetë Brokardi mburret se ai: ,, Shkruan për gjërat që i ka përjetuar dhe i ka pare, dhe më pak për ato që i ka dëgjuar”. Benediktanët, të cilët në mesjetën e hershme ishin rendi i vetëm i eremitëve në Shqipëri, në shekullin e trembëdhjetë u zëvendësuan nga dominikanët. Fra Brakordi, si pjesëtar i rendit të ri, prandaj kishte lidhje të mira në Shqipëri të cilë duhet ta ketë vizituar disa here. Libri i tij ngre një problem interesant. Nëse nga viti 1332 kishte letërsi shqipe, ështe e qartë se shkrimi i shqipes do të ketë filluar më herët. Prej përdorimit të një alfabeti e deri te zhvillimi i një letërsie duhet të kalojnë shumë vite. Kështu, shtrohet qështja : që kur zuri të shkruhej shqipja? Burimi i gjithë gjuhëve europiane ështê nga gjuha latine (historia e letërsive të lartpërmendura), kurse burimi i gjuhës latine është nga gjuha ilirishte, shqipja e sotme.

Benjamin R.

Histori and Letërsi05 Tet 2008 08:41 pm

Ne postimin tim të fundit ,,Gjuha Shqipe burim I gjuhëve Europiane” u bë fjalë për vendin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ne pjesën e parë të atij teksti, përmendet edhe një shkrimtar francez Mishel dë Montenjë. Aty gjithashtu përmendet edhe rëndesia e tij që kishte në bazat e gjuhës frenge.

Jehona e qëndresës shqiptare të shekullit të pesëmbëdhjetë kundër pushtimit osman kishte arritur deri në Francë dhe ishte pasqyruar edhe në veprat e shkrimtarëve më të mëdhenj franceze. Njëri ndër këta shkrimtarë, Mishel Dë Montenjë (1533-1592) Që në krye të veprës së tij të njohur Sprovat (Les Essais) e kishte përmendur Skenderbeun. Montenji është shkrimtar që në Francë gjendej dhe gjendet edhe sot në programet shkollore të letërsisë frenge. Personaliteti i Skenderbeut kishte frymëzuar edhe shkrimtarë të mëdhenj cfarë ishte Montenji. Ai merr shumë shembuj nga historia, ndër të cilët përmend Princin e zi, birin e mbretit të Anglisë Eduardit të tretë, sundimtarët e qyteit të Tebës të Greqisë, Pelopidasin dhe Epaminondasin, dy konsuj të Perandorisë Romake, Pompein e Sylan, dhe në fund Aleksandrin e Madh.

Anekdotën për Skendebeun, Montenji e ka marrë nga libri i Dhimitër Frankut, i cili u botua në italisht më 1539 dhe u përkthye në frëngjisht e u botua më 1544. Në kete anekdote të Frankut, Skenderbeu na del si njeri që ka ditur ta cmonte trimërinë. Montenji nga kjo anekdotë ka nxjerrë thelbin dhe e ka përmbledhur -,,Skenderbeu princi i Epirit, po ndiqte njërin nga ushtarët e tij për të vrarë dhe ky ushtar, pasi kishte provuar me të gjitha përuljet dhe lutjet që ta zbuste, së fundi vendosi ta priste me shpatë në dorë. Kjo vendosmëri e ndali menjëherë tërbimin e Skenderbeut, i cili kur pa se mori një qëndrim për ta nderuar e fali. Ky shembull mund të interpretohet ndryshe nga ata që nuk do të kenë dëgjuar për fuqinë dhe trimërinë e mrekullueshme të këtij princi”. Montenji pra , duke iu preferuar personaliteteve të njohura historike për të ilustruar përsiatjet e veta mbi njeriun ndër to merr edhe Skenderbeun, gjë që dëshmon se ndonëse kishte kaluar një shekull i tërë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, jehona e qëndresës shqiptare kundër pushtuesve osmanë vazhdonte të ishte e gjallë në Europë. Ndërkaq, në anekdotën e rrëfyer nga Montenji për Skenderbeun bie në sy vlerësimi i lartë i shkrimtarit freng për këtë personalitet shqiptar, të cilin e shtie midis personaliteteve fisnike historike që ditën ta qmonin trmimërinë si virtyt të lartë njerëzor dhe Montenji e përfundon anekdotën pë Skenderbeun duke ua mbyllur rrugët intepretimeve të mundshme të gabuara mbi këtë veprim të prijësit shqiptar në luftë kundër osmanëve duke vënë gishtin mbi ,,fuqinë dhe trimërinë e mrekullueshme të këtij princi”. Mirëpo kjo anekdote nuk është e vetmja reference e Skenderbeut në Sprovat e Montenjit. Ky shkrimtar i referohet heroit tone kombëtar edhe në dy raste. Në Sprovën e titulluar Frika nënë e mizorisë Montenji ngre zërin kundër tortures. Ai shkruan edhe për rastin e vdekjes së Mojsi Golemit me shokë, të cilët, pasi u zunë robër nga Ballabani në betejën e Valkalisë, u ekzekutuan duke i rrjepur të gjallë. Per këtë ngjarje Montenji shkruan-,,Dhe më duket edhe më e tmershme ajo që historian të tjerë rrëfejnë për zotërit epirotë, të cilët urdhëroi të rripeshin dalngadalë në një mënyrë të rregulluar ma aq djallëzi, saqë jeta e tyre zgjati pesëmbëdhjetë ditë në këtë ankth . Këtë pjesë të sprovës autori e përfundon me një reminishencë nga historia e heroit tonë, në të cilë shkruan : Skenderbeu i mprehtë dhe shumë i zoti, kishte zakon të thoshte se dhjetë ose dymbëdhjetë mijë luftëtarë besnikë duhet t’i mjaftojnë një prijësi të zoti në luftë për ta siguruarfamën e vet në qdo ndërmarrje ushtarake. Derisa burim për anekdotën e ushtarit tëcilit ia fali jatën Skenderbeu, Montenji kishte pasur vepren e Dhimitër Frankut për dy huazimet e fundit ai si burim ka pasur historinë e Barletit, Të perkthyer frengjisht nga Zhak de Lavardeni (Jasques de Lavardin) të botuar më 1576, e cila u ribotua disa here , vepër kjo të cilën, siq pohon një syudiues i shquar i vepres së Montenjit, Pjer Vile(Pierre Villiy) , autori i Sprovave pa dyshim e kishte pasur në bibliotekën e vet. (1

Për të aritur deri në anekdotën mbi Skenderbeun në Sprovat e Montenjit ishte lehtë, kurse soneti i Ronsarit ishte punë më e vështirë të gjendej me që vepra e Ronsarit është më e vëllimshme, ndërsa soneti për Skenderbeun është poezi rasti, e shkruar me rastin e botimit të Historisë së Gjergj Kastriotit, në të cilën figuron si autor Zhak dë Lavardeni, e ky si thamë në të vërtetë e përktheu frengjisht Historinë e Skenderbeut të Barletit, me disa adaptime dhe shtesa. Ne shekullin e katërmbëdhjetë në Francë ishte zakon që me rastin e përgaditjes për shtyp të një libri, poetë të ndryshëm, miq të autorit, shkruanin poezi lidhur me temën ose personazhet e librit apo kushtuar autorit të librit. Ka të ngjarë se Lavardeni, i cili ishte nga krahina e Turenës, si edhe Ronsari, që në këtë kohë ishte poet me zë, kishte lidhje me Ronsarin, prandaj në krye të Historisë së Gjergj Kastriotit të Lvardenit gjejmë sonetin e Ronsarit kushtuar Skenderbeut . Derisa teksti i I Montenjit rrëfente për një njgarje anekdotike nga jeta e Skenderbeut, soneti i Ronsarit e vinte Gjergj Kastriotin në lidhje me personalitete të njohura historike siq ishin Akili dhe Pirroja, prandaj ishte e sigurt se me gjithë vlerat modeste artistike të kësaj poezie, ajo do t’u bënte përshtypje lexuesve shqiptarë dhe do të bëhej mjet mobilizimi në luftën pë clirimin kombëtar duke u treguar atyre se qfarë jehone kishte bërë epopeja shqiptare e shekullit të pesëmbëdhjetë në Europë dhe se pë Skenderbeun kishte kënduar edhe një poet i madh qfarë ishte Ronsari.

(1. Soneti I Ronsarit kushtuar Skenderbeut.
Pierre dhe Ronsard, 1524-1585

Benjamin R

Letërsi05 Tet 2008 12:44 am

Pasi që u publikua një shkrim për punën dhe veprën e shkrimtarit Josif Bagerit, e pash të udhës që të postohen edhe disa poezi të Bagerit në kete blog. Ky shkrimtar mendoj që meriton vëmendje të vecantë. Jo vetëm si shkrimtar, por edhe për disa fakte historike, të cilat i zhveshin tërësisht pretendimet joracionale të komunitetit sllavë në Maqedoni. Fatkeqesisht albanologet tanë nuk gjejnë kohë të mjaftuar për ta analizuar vepren e këtij shkirmtari. Josif Bageri vazhdon të mbetet figurë terciale pa meritën e tij.

  • SHQYPTARËT E SHKUPIT !

Shkup, or’kjytet i ndëgjuet !
Me ta bijt e tu shqyptar…
Shum provime ki provuet,-
Po tash ke nis udhë të mbarë

Bijt e tu tash kan fillue,
Gjith te zonat me i lon’-
Dhe kan nis me u vllaznue !…
Amës nderim për me dhon.

Shum i lumtun je , o Shkup
Se bijt e tu, ktu sivjet :
Kan fillue me çel kllub..
Në atni n’vendin e vet.

Besa bij e tu i kie :
Trime t’fjamtun ç’ke rrit vet ;
Fëmi veshnje, bij Shqypnie-
Dhe kunora në kët jet.

Me kta trima ç’ka Gegnia !
Gjithkund edhe në Kosov …
I ka besa dhe Toskinia,
T’cilët s’prrallen po bojn prov …

Gjitha kta trima besa – besën
Pasha Zotin e kan dhon –
Së në t’errët s’duen t’jesën!…
Por gjuhën me msu kan thon.

Perande kta po përpiqen,
Dit e nat pa mprajtim;
Edhe të mdhenj nuk po hiqen !…
Derdhin t’holla, pa kursim.

Gzohu Shqypni amë e dashun ! …
Se nji koh të mir ke mbrrit ;
Bijt e tu s’te lon për mbysun…
Fort shum shpejt je tuj shëndrit.

T’rrojn Shkupnjonët dhe Shqypnia !
T’ rrojn kllubi me gjith shok !
T’rrojn bashkimi e vllaznia !
Kështu du për Qill’ dhe tok .

Shkup 25 . X . 1908 m.

  • KUSHTRIMI I SHYPTARVET NË MONASTIR

Na ka çpik Natura me ndies të dlir,
Disa djem, Shqypnie, disa burra t’mir
Kombi ka fillue dhe ka zgjedh kta trima !
Burra të shëndrritun, por si vegëtima.

Prej gjith anësh kombi, senitës ka zgjedh
Dhe në Monastir kta djem u kan mledh;
N’ kushtrim me kushtruem në kët mujë sivjet
Dhe me kuvendu për gjuhën e vet.

Shkronja për me zgjedh, se shum na duhen, -
Se kombi dhe gjuha ; besa me kta ruhen !…
Me kta shkruhen fjalët : ‘’ Liri dhe bashkim’’ ;
Me kta shtohen punët, për ma t’mir unshim

Kta shëndritin komb, sjellin kjytetni !…
Ah, të cilat na s’i kemi në Shqypni.
Përande Shqypni, e lumtun sot je,
Se për ty besa, u nis jet e re.

Bijt e tu filluen, me t’qit faqe bardh !…
Ande kah gjith anët, në kët vend kan ardh
Kta trima ç’ke rrit, t’pudhin komb e dor!
A balt e tua, t’qindisin kunor.

Kombi sot kremton dhe fort shum gzohet!…
Se fëmia jote, shpejt dot’lulzohet…
Të rrojn! Keta trima, senitës kombi,
Se ky kushtrim ton botën trondi!…

Të rojn Shqypnia ! me gjith bijt e sajë !…
Besa tosk e gegë, kurri nuk i dajë.

Njësia bon forcin
Dhe bashkimi ka fuqin!
Cili komb kta i ka:
Kurri s’vritet vila me vlla..

Botuar në gaz. ” Uria” nr. 18, 29 .XI .1908, Selanik

Besart E

Letërsi26 Mar 2008 05:01 pm

Josif Bageri nga Reka e Epërme e Gostivarit ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë kombëtare. Ai ishte poet me talent të rallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), gazetar dhe publicist si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi cështjes kombëtare shqiptare.
Josif Bageri u lind në vitin 1870 në fshatin Nistorvë, i cili në atë kohë administrativisht i takonte sanxhakut të Dibrës, kurse tani – rrethi i Gostivarit. Në vendlindjen e tij e kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë. Për shkak të rrehtanva politike të asaj kohe Josif nuk pat mundësi të filloj shkollimin në moshën e duhur. Leximin dhe shkrimin shqip e përvetësoi në Sofje në moshën 17 vjecare. Atje jetoi si mërgimtarë, ku për një kohë të gjatë punoi si këpuctar.
Krahas kësaj pune Josifi në Sofje, prej vitit 1887 u inkuadrua edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në këtë kohë, Sofja ishte e stërmbushur me atdhetarë, te cilët i ndiqte pushteti osman , për shkak të veprimtaris së tyre.
Më 1 janar te vititi 1893 ne Sofje u themelua shoqëria shqiptare “Dëshira”, ndërsa Josifi ishte njëri ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të sajë. Kah fund i vitit 1899 shkoi në Stamboll për të vizituar poetin tonë të madh Naim Frashërinë, i cili ishte shumë i sëmurë dhe dergjej në shtrat. Takimi me Naimin i la mbresa të mëdha. Ndikimi i tij ishte jashtzokinsht i madh tek Josifi, sa që pas vdekjes se Naimit shkruajti edhe poezi për të:

“VAJTIMI MBI VARRIN E TË NDJERIT
VJERSHËTOR NAIM FRASHËRIT”

Heshtje! Heshtje mbi ty o Natyrë
Se ay që ty shumë të lavdëronte
Ra si fill bar mbi kosën e vekjes ndyrë;
Dhe lyra e ti, që kurrë nuk pushonte,
Po këndonte bukurinë tënde që ke,
Sot, mbetet e ve!

Të tëra ju fusha dheju male t’larta,
Bashkë që të gjitha zini sot me qa,
Vjershëtor’n e urtë që si lul’e thatë,
Përmbi dhe ka rënë dhe jetë më s’ka!
Qani! Qani gjithë! Qani me vajtim
Se shkon pa gëzim !

Në vargjet e më sipërme poeti shpreh dhimbjet e tij për vdekjen e Naimit. Në të njëjtën kohë flet edhe për tregon edhe për dashurin e Naimit për atdheut e tij. Josifi flet për të, një përkushtim të madh. Vdekjen e tij e sheh si një tragjedi për popullin shqiptar. Veprimtaria e Naimit pati ndikim shumë ta madh tek Josif Bageri.

Gjat periudhës së vitevr 1905 – 1907 Josifivi ndihmoj shumë në përhapjen e arsimit shqip ndër masat popullore. Ishte luftetar i denjë për gjuhën dhe shkollën shqipe dhe si rezultat i sajë, në shtator të vitit 1908 në fshtatin e tij të lindjes hapi ehde një shkollë shqipe.
Në maj të vitit 1910, në Sofje fillon të botojë gazetën me titull “Shqypeja e Shqypnisë ”, e cila luajti një rol të madh në përhapjen e asrsimit dhe në trajtimin e cështjes kombëtare.
Pas shpalljese së pavarsisë së Shqipërisë, Bageri kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Durrës. Atje qeveria e emron redaktor të revistës “Ushtima e Krujës”. Në vitin 1915 , gjatë një udhëtimi të mundimshëm nga Durrësi për në Sofje, i lodhur e irraskapitur fizikisht Vdes ne Prishtinë.
Josofi Bageri punoi shumë për cështjën shqiptare. Punoi pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime teë botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platoforma politike, artikuj, komente, reagime, klidhje politike etj. Gjate veprimtarisë së tij pati një bashkpunim te ngushtë me dibranët: Said Najdenin e Jashar Erebarën, me Atanas Albanskin nga Reka e Epërme, me Nikolla Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetar të tjerë.
Personaliteti dhe veprat e tij politike, letrare e publicistike meritojnë respekt të lartë.