Komente


Komente and Maqedoni01 Dhj 2008 06:14 pm

Me pengon shume mosmbajta e principeve nga ana e partnerëve shqiptar ne koalicion. Deri sa janë ne opozite kanë qendrime tërësisht të kundërta nga ato kur kalojnë në qeveri. Por sikur të mos mjaftonte kjo, po luhet edhe në një leter shumë të rezikshme, cdo gjë trajtohet si normale. Cdo gjë paraqitet te populli si krejtësisht e kuptueshme. Askush nuk reagon. Edhe ata “analist” që deri dje ishin shumë të zëshëm dhe shpalleshin si njerëzit më të kthjellur në R.M. nuk reagojn më. Personalisht nuk kam asgjë kundër analistëve të politizuar, sepse është krejtësisht normale të mbrosh krahun e partive politike, por jam kundër thyerjeve të principeve. Në rast se BDI-ja bënë të njejtat gabime, sic ka bërë edhe PDSH-ja të kritikohet me të njejtin intezitet sic kritikoheshte edhe PDSH-ja. Nëse PDSH-ja kritikoheshte për ndëgjueshmërin e saj ndaj Gruevskit, për të njejtën punë të kritikohet edhe BDI-ja. Kjo është puna më e mire që keta analist munden ta bëjnë. Të ndihmojn shoqërin shqiptare, që të kuptohet realiteti politik dhe pozita e tyre në këtë shtet. Ata që ishin më të zeshmit gjatë qëndrimit BDi-se në opozitë, sot jan heshtur të gjithë. Disa edhe mundohet të shkruajn ca kritika, por ato dallojnë edhe për nga kuantiteti edhe për nga kualitet i tyre nga ato që shkruanin kur nuk ishte BDI-ja në pushtet. Kjo mendoj që është puna që më se shumti duhet ti brengos shqiptarët, ngase askush nuk ndihmon që ata ta gjejn rrugën ka duhet të shkohet.

Cka pret prej një shoqërie kur të gjithë heshtin, për deri sa një subjekt politik amneston Branko Cërvin për ngjarjet në Gostivar. Shpresoj që të hapen rrugë të reja për shqiptarët e Maqedonisë. Asnjeherë deri më sot nuk kemi qenë ne pozite më të keqe. Aksioni i Alfa-ve ishte i ngjajshëm me atë të Brodecit, por tash opinioni hesht. Turp se si u bastisën të gjitha ato shtëpi. Problemi më i madh është se partia (shqiptare) në pushtet, duke mos reaguar i jep legjitimitet këtyre akcioneve. Heshtja dmth. pajtim. E kur kanë legjitimitet ti nuk ke të drejt të ankohesh askund, sepse të gjithë (faktori ndërkombëtar) mendojn se këtu gjithcka po ecen mirë. Sepse partneri shqiptar është pajtuar me këto veprime të ALFISTAVE.

Komente16 Tet 2008 01:04 am

Intervistë me Lulëzim Shishanin, nismëtar dhe udhëheqës i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”

Si lindi ideja për këtë projekt?

Qysh gjatë luftës së fundit është nisur puna në krijimin e një softueri për drejtshkrim dhe pas shumë peripecive nga më të ndryshmet është zhvilluar deri në këtë fazë shumë të suksesshme. Në fillim projekti “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” kishte synim vetëm softuerin për drejtshkrim, më vonë synimet e këtij projekti u shtuan në pambarim. Jemi duke punuar në avancimin e softuerit për drejtshkrim me komponentë të ri, hartimin e fjalorit elektronik shpjegues të gjuhës shqipe, softuerin për studime të thella, lokalizimin e softuerëve të Microsoft-it në gjuhën shqipe etj. Ideja që edhe për gjuhën shqipe të kemi atë që ka perëndimi për anglishten, italishten apo frëngjishten, nga shumëkush konsiderohej si një ëndërr. Kur shikoj historinë e këtij projekti dhe mendoj problemet, vështirësitë, moskuptimet dhe keqkuptimet që kemi hasur, del se ka qenë një ëndërr. Por, tashmë jam i bindur që më shumë punë edhe ëndrrat mund të jetësohen.

Sa kohë ju ka marrë finalizimi i këtij projekti ngase ju s’jeni gjuhëtar? Si ishte bashkëpunimi me ekspertët e gjuhës standarde?

Shumë. Jashtëzakonisht shumë. Gjashtë vite. Në fillim kisha vetëm përkrahjen e anëtarëve të familjes. Pastaj me kohë rreth kësaj ideje u bashkuan shumë shokë dhe shumë bashkëpunëtor të mi, që gjenden kryesisht në shtetet perëndimore. Pas themelimit të Qendrës për Edukim dhe Përparim (QEP) punët kanë vajtur më për së mbari. Fakti që s’jam gjuhëtar por jurist, mendoj që ka qenë vendimtar në organizimin e suksesshëm të këtij projekti që ka të bëjë kryekëput me gjuhën. Më kohë kam bërë ndarjen e punës në tri aspekte përkatësisht në tri rrafshe: gjuhësor, programues dhe organizativ. Aspekti gjuhësor i projektit ka qenë i mbikëqyrur dhe i zhvilluar nga gjuhëtarët pa ndonjë ndikim politik apo rajonal apo çfarëdo ndikimi tjetër. Aspekti programues ka qenë kryesisht detyrim i organizatave ndërkombëtare dhe pjesërisht i organizatave vendore kosovare. Ndërsa aspekti organizativ ka qenë më i vështiri dhe kemi bërë çmos të mos politizohet, rajonalizohet apo të keqpërdoret në çfarëdo mënyre. Projekti ka qenë i shpallur qysh para katër vitesh si mbarëkombëtar dhe kështu është trajtuar vazhdimisht. Sot, QEP-i është partner i organizatave shumë të njohura botërore dhe vendore si Amebis, Microsoft, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Alba-Soft etj. Në një fazë të zhvillimit të madh të këtyre softuerëve dhe krijimit të kushteve për demonstrimin praktik të tyre, në bashkëpunim me disa udhëheqës të institucioneve tjera gjuhësore dhe pas shumë konsultimeve kemi formuar një Ekip të mbikëqyrjes së saktësisë gjuhësore me këtë përbërje: Emil Lafe, Isa Bajçinca, Enver Hysa, Shefkije Islamaj, Fadil Raka. Këta gjuhëtarë kanë kontribuar mjaftë në harmonizimin e disa çështjeve gjuhësore-teknike dhe në mbikëqyrjen e punës së gjuhëtarëve tjerë të angazhuar nga QEP-i. Në ekipet tjera të punës ka pasur edhe shumë gjuhëtar tjerë nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë dhe gjuhëtar nga Prishtina.

A është përfunduar i tërë projekti?

Jo, mendoj që e kam thënë edhe më herët se projekti “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” nuk përfundon kurrë, apo më mirë të them përfundon kur njëra nga këto dyja zhduket. Që të zhduket gjuha shqipe përfundimisht nuk do të lejojmë. Ndërsa për kompjuterin si mjet i punës së njeriut më i përparuari deri më sot, s’kemi parafytyrime kur mund të dalë jashtë përdorimit.

Si do të përfshihen në punën e përditshme në administratë këta softuer shumë të rëndësishëm?

Programi kompjuterik për drejtshkrim AS 2.0 tashmë ka filluar të instalohet dhe reagimet janë shumë pozitive. Interesimi për instalim është tepër i madh dhe prej fundit të marsit, çdo qytetarë i Kosovës brenda dhe jashtë vendit do të arrij ta shkarkoj nga interneti. Punëtoret e administratës së Qeverisë së Kosovës duhet t’i drejtohen MShP përkatësisht Departamentit të Teknologjisë Informative. Bashkë me programin është edhe një udhëzim i shkurtër për instalim dhe përdorim të suksesshëm të AS 2.0. Edhe pse ata që kanë njohurit themelore mbi kompjuterin do ta përvetësojnë për më pakë se pesë minuta, për të përfituar maksimumin e asaj që ofron programi duhet të lexohet udhëzimi. Softuerët tjerë, “Fjalori elektronik shpjegues” dhe “Programi për përvetësimin e gjuhës shqipe” do të shpërndahen po ashtu gjatë këtij viti.

Është përmendur disa herë nga ju që viti 2005 është vit i gjuhës shqipe. Ku qëndron rëndësia e këtij viti për gjuhën shqipe?

Shpallja e vitit 2005 si vit të gjuhës shqipe nuk është simbolike por shumë përmbajtjesore. Në shoqërinë shqiptare ka shumë simbolikë e zakonisht pak punë. Është vit i gjuhës shqipe realisht, sepse në këtë vit të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë në kompjuterët e tyre tre softuer shumë të sofistikuar, si kombet e zhvilluara, me ndihmën e të cilëve problemet për respektimin e normës së gjuhës shqipe, problemet për përvetësimin dhe studimin e gjuhës shqipe do të zhduken. Fatbardhësisht, sot fjala shqipe kudo shkruhet me kompjuter - librat, gazetat, revistat, broshurat, e-postat, dokumentet zyrtare, letrat që lexojnë spikerët në TV, fjalimet e politikanëve, librat universitar, faqet e internetit, letrat e dashurisë etj. Të gjitha këto shkrime të kategorive të ndryshme, përmes programit për drejtshkrim AS 2.0 i cili do të avancohet vazhdimisht me fjalë të reja dhe komponentë shtesë, do të jenë të shkruara lehtë në përputhje me normën. Që nga ky vit një prishtinas do t’i shkruaj një letër një vlonjati me të njëjtat kritere gjuhësore dhe anasjelltas. Që nga ky vit Qendra për Edukim dhe Përparim përmes këtyre programeve do të ekzekutoj dispozitat gjuhësore në shkrimet e të gjithë shqiptarëve me lehtësinë më të madhe. Që nga ky vit Qeveria e Kosovës do të ketë në duar të veta armët më efikase në luftimin e problemeve të gjuhës shqipe. Madje, krijohet situatë që pas një kohe, të nxjerrë ligj mbi mbrojtjen e gjuhës vetëm me një nen. P.sh. “çdo dokument që i dërgohet institucioneve të Kosovës apo dërgohet nga institucionet e Kosovës duhet të shkruhet duke përdorur Programin kompjuterik për drejtshkrim AS 2.0”. Dashtë Zoti e përgjegjësi të njëjtë si Qeveria e Kosovës të tregoj edhe Qeveria e Shqipërisë.

Cila është përkrahja e institucioneve për realizimin e këtij sistemi?

Dëshira dhe vullneti i mirë kanë ekzistuar. Puna jonë është përkrahur moralisht dhe politikisht, kemi hasur në mirëkuptim të të tre liderëve të partive më të mëdha kosovare dhe posaçërisht të ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të Kosovës dhe pothuajse të të gjithë ministrave. Në aspektin organizativ, profesional, teknik apo gjuhësor, institucionet kanë qenë dhe janë të paafta që të ndihmojnë. Qeveria e Kosovës ka blerë licencat ekskluzive për përdorim të pakufizuar kohorë dhe hapësinorë të këtyre softuerëve për të gjithë banorët dhe për të gjitha institucionet e Kosovës. Nga momenti i nënshkrimit të kontratës me Qeverinë e Kosovës meritat për rezultatet që janë arritur dhe që do të arrihen gjatë këtij viti në fushën e gjuhës tërthorazi i takojnë Qeverisë së Kosovës. Që saktësia gjuhësore të jetë në nivel të dëshirueshëm, meritat i takojnë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe gjuhëtarëve më të shquar shqiptarë.

Planet QEP-it për të ardhmen?

Gjatë vitit 2005 të gjithë shqiptarët do të kenë përfitime të mëdha që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe, nga QEP-i dhe rezultati i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”. Janë dy befasi tjera nga Microsoft-i, për të cilat s’mund të flas për shkak të detyrimeve të kontraktuara. QEP-i është duke punuar në shtimin e komponentëve tjerë, përmes të cilëve zgjidhen problemet e sintaksës. Po ashtu jemi duke punuar në krijimin e dy softuerëve që do të jenë plotësisht në pajtim me Microsoft Office e që kanë të bëjnë me njohjen e zërit dhe shndërrimin e tekstit në zë. Të gjithë shqipshkruesit lë të fillojnë ta paramendojnë veten, kah mesi i vitit 2006, duke hapur një dokument të Word-it dhe duke diktuar në shqip, ndërsa programi duke shndërruar fjalët e diktuara më zë në tekst të shkruar, pa gabime.

Intervistoi: Ajete Zogaj

http://gjuha-shqipe.com

Posted by Benjamin R

Komente and Maqedoni12 Tet 2008 12:42 pm

Shqiptaret ne R. M. te gjithe e dine se në këte vendë gjithmon fryen erë Beogradase. Maqedonasve nuk ju intereson “atdheu” i tyre. Atyre u intereson qe shqiptaret mos te jenë rehat. Ata rrojnë mbi kurrizin e tyre. Gjithcka cka behet ne kete vend behet per inatë të shqiptareve. Nje bisede e pazakonshme qe kam pas sot, pasyqron me se miri se cfare ndodhë dhe ka ndodhur ne kete vend.
Sot udhetova me avtobus (lokal) dhe me qellim nuk pagova bilet. Më zunë ata te kontrollës dhe si zakonisht - pse “zoteri” nuk keni paguar bilet (fatkeqsisht ishin shqiptar). E dini ju se per keto pune paguhen denime …
Ju thash - e dini ju zoteri se ne vitin 2001 mu per arsye te kesaj kompanie transporti janë rahur nxenesit e vitit te pare te gjimnazit Zef Lush Marku, e dini ju si eshte kur ju rafin 40 burra dhe ju jeni femij 15 vjecar, e dini ju si eshte kur para syve ke policinë dhe nuk intervenon per ta ndal dhunen ndaj nxenesve shqiptare, e dini ju zotëri se keto para te cilat une (nuk) i paguaj per ju , nje perqindje e tyre shkuan per mbrojten e te akuzuarit per krime lufte ne fshatrat shqiptare Lube Boshkovskin, po keto taksa shtetrore nuk jan valle per policinë te cilin duhet ta ndjej si te timen dhe të jetë ne shërbimin tim, a mos valle duhet te ndjehem si zezak i viteve te 70-ta ne token time. Ju e dini zotëri se po ne kete kompani punojn vetëm 1 % shqiptar. E dini se ne kete shtet gjithmon punësimet bëhen ne baza etnike, ku ti mare une ato para, kur babai nuk punon askund vetem pse eshte shqiptar. Per keto arsye une nuk paguaj bilet ne kete kompani. Sic po e shef zoteri kontrolla une edhe nuk kam ndonje arsye te vecante qe te paguaj bilet.
- Më fale shoqi po unë kete e kam punë-përshpëriti kontrolla. Nuk me nxori dhe më lejoi te vazhdoj rrugën.

Po ne kete shtetë, maqedonasit janë shumë të pafelemenderuar. Ata nuk janë të vetëdishëm se sa probleme munden të shkaktojnë shqiptarët. Ta zëm punën me emrin e shtetit. Paramendoni si do të dukej ky vend, kur me shum se 25 % (zyrtarisht) te qytetrave nuk do ta pranonin emrin e shtetit dhe te fillojn ta thërasin R. e Iliridës. Imagjinonin si do të dukej qeveria e Shkupit para faktorit ndërkombëtar. Cfare do thoshin ata – si tju pranojm ne kur as popullata e juaj nuk po e pranon këtë emër. Por ky është problemi më i vogël që munden me shkaktu shqiptarët. Po sikur te vendosnim ti bojkotojm instucionet sllave dhe ministrat shqiptar të mos jenë vetëm reklam e sllavëve para faktorit ndërkombëtar. Ndoshta te huajt do te kuptonin se sa na qenka ne te vertet zemergjere elita politike maqedonase ndaj shqiptarëve. Por tash falë partive politike shqiptare ne Maqedoni të (pa) ndihmuar nga faktorët politik në Shqipëri dhe Kosovë, sot maqedonasit shfrytëzojn rastin më të pa favorshem për shqiptarët. Shpallin nene anti-kushtetuese pa qenë fare anti-kushtetuese. Burgosin kë mundin dhe kë duan, në menyrë shumë jo transparente.

Maqedonasit gjithmon na akuzojn si shtetas te dëmshëm për këtë vend. Mendojnë se ky shtetë paske qenë shumë më afër se Kroacia, në rrugën drejt BE, por ata të cilët ju paskan prish planet jane shqiptaret. Tash si duket po na hakmiren pse nuk po i qendrojm lojal ketij pushteti. Po edhe sikur ti qendroja lojal te gjitha ato taksa që paguaj unë, shfrytëzohen për zhvillimin e pjeses lindore te R.M. (ku jeton shumicë maqedonase).

Prandaj mendoj qe pas zgithjes të statusit te Kosoves, do të ishte mire që në këtë shtet partitë politike shqiptare te mendojn per bojkotimin e “institucioneve” , të cilat punojn në kundërshtim me interesat e elektoratit tyre. Nëse ka nevoj edhe te krijohen sisteme paralele (polici, ushtri). Të jenë më të zëshëm gjatë artikulimit të kërkesave të tyre. Mos ta shëndrojn politikën si diplomacia e llastikut. Mos të lëshojn hapsirë deri sa mund të tërhiqet llastiku në maksimum, se po ju këput, o ju rëshqiti nga dora mundë të digjeni shumë keqë. Sa ma shumë është tërhjek llastiku aq më e madhe do të jetë dhimbja. Fatkeqsishtë ajo dhimbje më së shumti do të bije ne kurizë të popullitë. Mos te mundohen te marin shembullin e partive ne Shqipëri. Mos të ndahen aq shumë sa të krijojn te djathtë dhe të majtë shqiptare në R.M. Kuptojeni se shqiptarët e ketij vendi nuk munden të lejojne atë luksë. Duhet të funksionojnë vetëm parti mbi baza nacionale. Partite politike shqiptare shume lehtë gjejn kompromis me partite politike maqedonase. Bashkupunimi me keto parti (antishqiptare) ndonjeher eshte mbi nivel, per deri sa kordinimi i partive politike shqiptare mungon edhe kur janë ne pyetje interesat e qytetareve shqiptar.

Burhan C.

Komente and Maqedoni05 Tet 2008 08:44 pm

Pjesa shumice e qytetarëve ne Maqedoni perbehet nga dy popuje te ndryshem: shqiptarët dhe sllavo maqedonasit. Komuniteti sllav ne kete vend vazhdimisht pret qe te ndodh dicka jo shume e hijshme tek shqiptaret, qe te kenë me cka ti sherojn komplekset e tyre, komplekse qe vijn nga mungesa e identitetit.
Element kyq qe me shtyri te shkruaj kete koment eshte defaktorizimi i shqiptareve. Ata do te duhej te ishin element shume i rendesishem ne strukturene apo piramiden shetetrore. Mire po ata nuk perfillet instutucionalisht, gjinden ne gjendje te mjerueshme ekonomike, ku bile as qe ka ndonje shpresë per te krijuar nje pozite komode ekonomike, shoqerore, arsimore etj.

Shtetet me te zhvilluara ne Evrope kane kapacitete jashtazkonisht te medha per te ndihmuar shoqerit e tyre. Shtete ne te cilata zhvillimi dhe standardi jetesor nuk eshte problem sepse ky zhvillim ndikon tek te ghitha shtresat e popullates njelloj.

Maqedonia eshte vende i cili mbijeton nga shqiptaret. Shqiptaret do te duhej te ishin faktori kyq ne rrjedhojat politike qe zhvillohen ne kete shtet. Per funksionimin e nje shteti duhet te kete se paku tre elemente themelore: teritori, popullata dhe pushteti. Keto tre elemente nuk perfillen shume nga politikanet tone, qe kane per qellim fitimet personale dhe farefisnore per rregullimin e stanndardit te tyre jetesor, ndersa te tjeret jan len mbas dore, per deri sa po keta te njejtit kur i duhemi ne (qytetaret) dalin e kerkojne mandatin nga populli per tu perfaqesuar ne strukturat e shtetit. Por ky perfaqesim do ta quhaj vetem privat, ngase perfitime kane vetem politikanet apo disa individe te lidhur ngushte me partite politike.

Sllavo Maqedonasit kane standard shume me te lart jetesor se shqiptaret. Ata vothen shtetit per 65 vjet resht. Demutan ekonomin e ketij vendi dhe prap ne fund fajtore mbeten shqiptaret, ndersa nga ana tjeter ata kane kushte shume me mira ekonomike se ne.

Shqiptaret ne kete shtet kane mbete jetim apo ma mire me thene si mysafir ne shtepine e tyre. Ata gjinden ne nje pozite jo shume premtuese dhe sikur kjo mos te mjaftoj, politikanet shqiptar ne kete shtet, vazhdojn te ruajn rolin e “politikaneve per perfitime personale”. Varferia vazhdimisht po ritet tek shqiptaret, edhe ate me permasa alarmante, sa qe tani me njerezit kan filluar te mendojn vetem si ta fitojn buken e tyre duke mos gjetur menyra apo mjete per te aritur deri tek kafshata .

Qytetaret shqiptare jane pa shpresë ne kete vende. Qeverit shkojne e vijne dhe ceshtja shqiptare mbetet mbas, ose me then ma mire nuk fillon fare. Ajo shprese, qe shpresoja se do te kthehet ndonjehere, nuk kthehet sepse ne presim cdo kater vite nga dy ligje e gjysem, qe te kthejne me vite te tera mbrapa, dhe mburremi me keto ligje qe nuk jan per tu mburre, por per te qare.

Burhan C

Komente19 Mar 2008 09:07 am

Ka kaluar një muaj nga zgjithja e statusit të Kosovës. Kosova sot është shtet, ndoshta gjysmak por shumë më i mirë dhe më i këndshëm se status i pazgjidhur apo autonomia ndër Jugosllavi. “Miqët” tanë në Ballakan, të udhëhequr nga sllavët (sërbët dhe sllavo maqedonasit) nxorën me qindra arsye pse Kosova është bë e pavarur. Aryse nga më të shëmtuarat , më qesharaket. Po ti ndëgjoje këto arsye i bie se shqiptarët të gjithë janë teroristë të klasit të parë, që as vet Amerika nuk mundet te dal ne balle me ta. Prandaj këta të fundit vendoseën që shqiptarëve tju krijohet edhe një shtet të ri, për ti mbajt nën kontroll popullin “teroristë”.

Kjo që po shkruaj flet për “antishqiptarizmin” që ka kaplu ballkanin pas shpalljes së pavarësisë. Si duket frustracionet janë rritur tek gjitha shoqerit në rajon. E ku mos te frustrohen, kur shqiptaret dita ditës po faktorizohen me shpejtësi të hatarshëme. Po ti përcjellje komentet e mediave maqedonase, të linin përshtypje, se sllavo maqedonasit janë shumë më të brengosur për fatin e Sërbis se vet Sërbia, sa që pas pavarsisë, shqiptarët percetpoheshin (me dashje) si pjellë e djallit, popullë gjenetikisht i deformuar, ndërsa rastin e Gërdecit si dënim prej zotit për krejt gabimet që kemi shkaktuar ndaj sllavëve. Në realitet nuk duhet të na befasoj asgjë , sllavo maqedonasit janë vetëm kopje e dobët e sërbëve. Dhe e gjithë kjo nga një “popullë” që pretendon se është më i lashti në rruzulin tokësor. Kjo uretje është drita në tunelin e thellë të shqiptarëve, qe njekohësisht flet se jemi në rrugë të drejt , për aritjen e qëllimeve tona. Klasa politke sllave vazhdimisht manipulon me popullin e tyre , shumë më shumë se politika jonë me elktoratin shqiptarë. Në këtë aspekt lirisht mundë të them se shoqëria shqiptare është shumë më racionale. Sërbët ende vazhdojn të besojn se janë popull qiellor dhe se Kosova është toka e tyre e shejnt. Mendojn se një ditë zoti do ti dënoj të gjithë ata që grabitën tokën e bekuar dhe prap do të kthehet në pronësi të tyre, ndërsa sllavo maqedonasit janë të bindur se toka e tyre është biblike, prandaj cdo “analizë“ e tyre për rrethanat politike dhe historike ëshë plotësisht e saktë dhe se nuk do të kaloj edhe shumë kohë dhe do të krijohet një shtet me kufij deri në Selanik që do të quhet Maqedonia. Imagjinoni, cfarë logjike. Shqiptarët ne krahasim me sllavet e Maqedonisë, janë në pozit shumë të favorshme politike, historike, ekonomike dhe prap druhen dhe e shohim me shumë skepticizëm Shqiprinë Etnike. Prandaj pohoj me bindje të thell se në disa aspekte jemi shumë më përpara se shumë popuj ne Ballkan. Vetëm përcjellni deklaratat e Presidentit të Kosovës, kur protesutesit i quan vetëm huligan. Po sikur te porotestonin shqiptarët në Maqedoni, ne do të ishim teroristët, ekstremistët dhe seperatistët që kur nuk i ka pa bota. Shihni opinion publik në R. e Shqipëris, nuk del njeri që thotë se sërbët janë popull gjenetikisht gjenocidal. Nuk thotë njeri se gjithcka cka ka kjo tokë është në shërbim vetëm të shqiptarëve. Kjo është gjëja që më së shumti duhet të krenohemi . Ballafaqimi me realitetin është pasuria më e madhe qe kemi ne. Asnjeher nuk kemi qenë popullë qiellor, as popullë biblik, as nuk prezim nga zoti të dënoj ndokënd, por thjesht zhvillimi i mendimit kritik ndikon shumë në aritjen e qëllimeve tona.. Një shoqëri bëhet viktim e vetvetës vetëm kur humbë racionalitetin dhe ik nga e vërteta. .Në ballkan gati se të gjithë popujt nuk janë shkëput nga periudha e romantizimi, por ka edhe popuj që tani po e fillojn romantizmin e tyre.

Komente and Maqedoni07 Mar 2008 10:20 am

Ka disa ditë që po dalin në pah ide të ndryshme për zgjidhjen e statusit te Kosovës. Po lindin me kile. Do të ishte normale sikur këto ide të ishin konstruktive për të ndihmuar këtë proces. Po siç duket qëllimi i tyre është shkaktimi i rremujes tek opinioni i përgjithshem. Liderët rusë vazhdimisht paraqesin propozime të cilat e favorizojnë politkën sërbe. Shumë prej propozimeve si qëllim kryesor kanë shtyrjen e zgjidhjes të statusit. Në realitet një ndër “zgjidhjet” më të këqija do të ishte shtyrja e statusit. Ne vazhdin e këtyre propozimeve pa asnjefarë pengese problemin e Kosovës e shohin të njejtë me atë të “Abkhazisë”
Duket pak absurde se si po i barazojnë kto dy cështje jo të barabarta. Ka shumë arsye për se duket absurde. Do të përmendja disa prej tyre.

  • Kosova në ish Republikën Federative ka pasur gati se status të barabartë me të gjitha njësit tjera Federative ( me kushtetutën e vitit 1974). Ka më shumë se një shekull që Kosova egziston si etnitet i vecantë ( vilajeti i Kosovës). Abkhazia ka pasur shumë status më të ulët se vetë Republika Autonome e Gjeorgjisës. Edhe juridikisht nuk janë cështje te ngjajshme.
  • Ndaj popullit të Kosovës është shkaktuar gjenocid. Ne “Abkazi”ka ndodh e kunderta. Rusët janë ata që kanë torturuar dhe masakruar popullin Gjorgjian.
  • Kosova ka që tetë vjetë që po funksionon si Protektorat ndëekombëtar. Është nën jurisdikcionin ndërkombëtar dhe te instucioneve të Kosovës,
  • Kthimi i Kosovës nën suverenitetin e Sërbisë do të destabilizoj Kosovën, Sërbinë dhe gjithë rajonin. Me “Abkhazinë” nuk ndodh e njëjta . Jemi edhe vetë dëshmitar se “Abkhazia” edhe me këtë status po funksionon mirë dhe nuk po e destabilizon Gjorgjinë dhe rajonin. (Por mund të ndodhë dicka vetëm nëse ka inicime prej Rusisë)
  • Sërbia vazhdimisht ka mallteruar dhe persekutauar popullin Shqiptar. Ka gati se një shkekull që shqiptarët i trajtonin si qytetar të kategorisë së dytë. Gjë që kur nuk ka ndodhur me rusët në “Abkhazi”. Gjeorgjia për dallimi nga Jugosllavia ka qenë shumë e përgjegjshme ndaj etninteteve tjera.
  • Në Sërbi vazhdojnë të mbajn gjallë ende doktrinën e Millosheviqit. Pas gjithë atyre ngjarjeve ne Sërbi është shumë e vështir që të ndryshosh kalsën politike. Ata edhe mund të jenë të reformuar (mendimi i BE), por ska dyshim se ende janë peng i politkës gjenocidale te Millosheviqit. Është shumë e pamoralshme që të kërkosh nga një popull që të pajtohet dhe te sillet se asgjë nuk ka ndodhur. Per dallim nga Sërbia , Gjorgjia qysh moti ka zgjedhur rrugën Demokratike.

Duke i parë këto argumente duket se këto dy raste nuk kan asnje farë ngjajshmërie ndërmjet tyre. Jam shumë i bindur se për këto gjëra nuk miren parasysh faktet dhe argumentet. Janë të kota tentimet për të analizuar ngjajshmëritë apo dallimet mes këtyre rasteve. Se a do të jetë apo jo Kosova precedent ose e ngajshme me “Abkazinë” do të vendosin fuqitë e mëdha. Nuk ka rast ne botë ku nuk do të gjeje ngjajshmëri mes dy rasteve. Fatkeqsisht Rusia po e luan rolin e nënës gjyshe sllave. Kjo nuk ëhstë edhe ndonje cudi e madhe, por nuk e kuptoj se si Rusia mbrenda natës u shëndrua një ndër shtetet qe i respekton aq rigorozisht konventat dhe ligjet ndërkombëtare. Po edhe sikur “Abkhazia” te ishte e ngjajshme me Kosovën, pa dyshim që më së shumti do ti shkonte për shtati Rusisë. Nuk cuditem shumë me propagandën Ruse , gjoja se Rusia na u shëndrua shteti më demokratik në botë, por cuditem me hipokrizinë e shteteve te BE, te cilat nuk kanë (nuk paraqesin) ndonjë kunder argument dhe shtiren se këto propozime janë shumë normale . Rusia e njohur ndërkombëtarisht si ndër shtetet që më së paku i respekton te drejtat e njeriut, sot i jipet e drejta të flasë për te drejtat e sërbëve ne Kosovë. Po sikur BE te luante rolë më konstruktiv dhe të ishte më unike, roli i Rusisë do të menjanohej shumë. Në rast se dështon procesi i zgjidhjes të statusit të Kosovës përgjegjësinë ma të madhe do ta mbaj BE. Ata ndihmuan Rusinë që të jetë shumë aktive në lojën e mundimshme për zgjidhjen e statusit, ndihmuan që Kosova nga problem rajonal te kaloj ne problem global. Nëse BE vazhdonë në të njëjtën rrugë frigohem se do të fillojnë Kosovën ta shohin precedent të barabartë me qytete te ndryshme, ndoshta edhe me ndonje lagje periferike të Brukselit.

Besart E