Nëse dikush dëshiron të din të vërtetën atë duhet ta degjon prej burimit, e jo mediumit i cili e bart porosinë. Shumë njerëz sillen sikurse mediumet. Asnjëherë nuk e dergojnë porosinë të pastër deri tek destinacioni. Ata e konvertojnë porosinë e vertetë(ashtu si i konvenon), për qëllime të mediumit/bartesit/njeriut të porosisë! Andaj shpesh pranuesi, hutohet dhe krijon mendim negativ për burimin, kjo ngase nuk krijon mendim kritik sipas provave empirike, por nga informacioni i shtrembëruar i medias/njeriut. Cfarë dua të konkludoj. Secili njeri është media, i cili shfytëzon mediat tjera elektronikesi aksesor të tij, por për dallim nga mediat elektronike. Ne kur dëgjojmë gënjeshtra prej mediave elektronike mund ta identifikojmë burimin, sepse ai është publik, por njeriun në rolin e medias asnjëherë nuk mund ta identifikojmë, sepse njeriu/mediumi përdor sistem konverziv të sofistikuar, dhe ai porosinë e konverton në 100 versione, dhe aq mirë e filtron, për ta arritur qëllimin (etik apo jo etik). Andaj shumë njerëz/media asnjëherë nuk ulen në një tryezë së bashku me “derguesin” dhe “pranuesin”.Pranuesi në këtë rast vërteton teorinë e mediave mbi masën. Ajo eshte një grup i vogël i paidentifikuar me një individualitet të vogël që pranon praktikën dhe porositë e lloj lloj mediave/njerëzve në mënyrë pasive, dhe jo kritike. Dërguesi, apo burimi i porosisë gjithmonë duhet të takohet me destinacionin, që të kumtohet porosia origjinale. Dhe porosia origjinale zhduk dyshimet dhe hedh në pah qëllimet, e medias së quajtur “njeri”. Kurse qëllimet burojnë pikërisht nga pasiguria e bartësit/medias/njeriut të porosisë , meqë kjo media e kompleksuar dëshiron të ngrit kredibilitetin e saj duke shtrembruar porosin për qëllime të veta(që e hasim në funksionin poetik të gjuhës sipas Jakobson-it). Me një fjalë kur një media ndihet inferiore kundrejt medias tjetër , nga frika dhe kompleksi se mund të humb autoritetin gjithmonë krijon shantazhe duke përdorur më mekanizmat e njohur mbrojtës si “Mbrojtja më e mirë është sulmi”, “POR” kush e përdor këtë mekanizëm mbrojtës ?Njerëzit/Mediat/bartësit e porosive që ndihen të pasigurta nën konkurrencën e mediave/njerëzve/bartësve tjerë, sepse kur një media posedon kualitet nuk ka nevojë të sulmojë, por automatikisht ka të drejtë të mbrohet kur sulmohet integriteti i saj nga ndonjë media tjetër.

Riat Ramadani