Të (pa)njollosur ne konfuzion…
Urban 2 Komente »Shkruar nga Anja M
Vlerat ndryshojne perdite……Njerezit nuk dine cfare te zgjedhin. Ne civilizmin e tij njeriu eshte ne ankth, i zbrazur, i merzitur dhe i kufizuar nga rregullat shoqerore. Ka shume shkaqe per semundjen e madhe te njeriut ne kontekstin e njerezimit…..te cilat nuk ja vlen t’i permendesh gjate. Ne fillim thuhej se nje nga shkaqet kryesore ishte konflikti midis impulseve seksuale dhe tabuve. Sot qe tabute ne pergjithsei kane rene, perseri njeriu nuk po gjen sherim. Me tej u supozua se ndjenja e inferioritetit dhe e fajit luanin rol ne semurjen e njerezve. Se fundi u konstatua se konflikti midis individeve dhe grupit dhe indivitdit e njerezimit, luante rolin kryesor…..Pra, sic shihet kane dale shume teori dhe asnjera se ka kenaqur problemin.
Me e fundi, scientologia, presupozon tete dinamika qe duhen ruajtur ne harmoni te njeriu. Dinamika e pare eshte vete njeriu se qenie, e dyta eshte dinamika e seksit ose e femijeve, e treta i perket mbijeteses ne grup, e katerta mbijetesa nepermjet njerezimit, dinamika e peste eshte mbijetesa ne aspektin e jetes mbi planet me gjithe gjallesat, e gjashta eshte universi fizik me komponentet e tij, materia, energjia, hapesira dhe koha, dinamika e shtate eshte ajo e shpirtit dhe e teta ben fjale per nje Qenie Supreme ose infinitin.






