Historia e rokut shqiptar ne kosovë ndahet ne etapen para dhe mbas Gjurmëve. Ne vitin 1980 e incizuan kengen e pare ne Kosove ne frymen e trendit aktual boteror New Wave, qe ishte nje sinjal per shume njerez qe e kultivojn rockun me ne fund me fillu me tregu per problemet dhe dilemat e tyre te gjenerates, dhe me inicu nje levizje sado te vogel ne skenën alternative. Diku reth njezet kenge te Gjurmeve qe kishin incizuar per Radio Prishtinen nga viti 1980 deri ne vitin 1983, i pasqyrojne Gjurmet si nje grup shume aktual (per kohen) dhe me shume pedigre artistiko intelektuale.Ndryshime me radikale ne tingull dhe ne orientimin gjeneral te Gjurmeve u hasen qysh ne vitin 1983, e sidomos ne vitin 1984. Momenti kthese do te jete radio – hiti me i madh i tyre, “Te Gjitha Rruget te Cojne ne Prishtine”, kenge ne te cilen Gjurmet duke e shfrytezuar folklorin shqiptar dhe duke e zgjeruar instrumentimin me viloline, kendojn me nje doze ironije te lehte per emigrantet e Prishtines nga fshatrat, qe vinin ne qytet “me xhepa zbrast e zemren plot” dhe mbeteshin diku ne periferi, pa asnje lloje kontakti me te vertet dhe me menyren urbane e te jetuarit. Me kete ishte kriju koncept i ri (krijues) i grupit, te cilin kushtimisht do ta quanin folk-postnew-wave: ky koncept do te shpreheshte edhe ne materialin e kasetes se tyre te pare dhe te fundit e titulluar “Gjurmet”, e cila doli ne shitje – mbas disa problemeve qe u shfaqen per arsye te kopertines se albumit – vetem ne vitin 1985.
»»»