Fotografi23 Tet 2008 09:55 pm

(Në muzeun e Vlorës)

Këtë foto e kam kujtim nga Vlora, qyteti i bekuar, qe solli shpresë për të gjithë shqiptarët. Të jeni te bindur se këta njerëz  sot e kësaj dite mbeten frymëzim per ne. Frymëzim që solli edhe pavarësin e Kosovës. Porosia e fotos është shumë e kuptueshme. Cdo fjalë tjetër do të ishte e tepërt.

Histori and Pa kategori22 Tet 2008 09:25 pm

Shqiptarët e parë në Amerikë:

Një numër I shqiptarëve aritën në Shtetet e Bashkuara para shekullit të njëzet. Shqiptari I pare, emri I të cilit është humbur, thuhet se ka aritur ne SHB ne vitin 1876, por së shpejti zhvendoset ne Argentinë. Kole Kristofor (Nicholas Christopher), nga Katundi , ishte shqiptari I pare regjistruar I aritur ne SHB me sa duket ndërmjet viteve 1884 dhe 1886. Ai u kthye ne Shqiperi dhe pastaj prap erdhi në SHB më 1892, Konstantine Demo bën rregjistrimin e gjashtëmbëdhjetë emrave të tjerë shqiptarë të cilët erdhën me Kolën apo arriten më herët. Ata erdhën nga Katundi, jug të Shqipërisë.
-Rrymë e rëndësishme migrimi- Shqiptarët janë grupi më I fundit europian që imigruan ne SHB dhe numri I tyre mbeti I vogël. Gjatë luftës së pare Botërore, shqipëtarët imigruan në SHB për shkak kushteve të vështira ekonomike dhe shqetesimeve politike. Një pjesë e madhe e shqiptarëve (rreth 20.000 -30.000) të cilët u larguan nga Shqipëria për shkaqe politike , ata prap u kthyen në Shqipëri rreth viteve 1919 dhe 1925. Shumica e këtyre shqiptarëve ri-imigruan në SHB dhe tentonin që të mbesin aty përgjithmonë. Një rrymë tjetër imigroi, menjëherë pas hyrjes së komunizmit në Shqipëri më 1944. Pas rrëzimit të sistemit komunist, numri I shqiptarëve drejt SHBA u rrit tepër. Sipas statistikave imigruse të SHBA rreth viteve 1931-1975, numri I përgjithshem I shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara ishte 2.438. Pas vitit 1982 numri I shqiptarëve ishte : 1983 (22); 1984(32); 1985 (45); 1986 (n/a); 1987 (62); 1988 (82) 1989 (69); 1990 (n/a); 1991 (141). Në vitin 1999 SHB lejuan hyrjen e 20.000 refugjatëve shqiptarë nga Kosova . Shumica e shqiptarëve të cilë imigruan në SHB ishin Tosk Orthodox nga qyteti I Korqës në jug të Shqipërisë. Vendbanim I Shqiptarëve mund të gjindet në Chicago, Los Angeles, Denver, Detroit, New Orleans, Miami, Pittsburgh, and Washington, D.C.

-Politika:

Ngjarjet që ndodhnin në Shqipëri, gjithmone shikoheshin dhe gjithashtu ishin aktuale për shqiptarët në SHB. Kisha orthodokse sëbashku me gazatë kanë luajtur një rol të rëndësishë në zgjimin e atdhedashurisë të shqiptarëve ne Shtetet e Bashkuara. Emra të rëndësishëm të lëvizjes nacionaliste ishin- Petro Nini Luarasi, I cili bëri organizatën e pare nacionale shqiptare në Amerikë Mali i Memedheut (”Longing for the Homeland”),
dhe Sotir Petsi, I cili themeloji gazetën e pare shqiptare ,,Kombi”. Kombi në mënyrë aktive mbështeste pavarsinë e Shqipërisë. F S.Noli ishte njëri ndër figurat më me influence në lëvizjen nacionaliste shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Ai themeloi Besa-Besen (”Loyalty”), gjithashtu një ndër organizatat e para nacionaliste shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1908, themelimi I kishës orthodokse shqiptare në Amerikë ishte një ngjarje teper e madhe për shqiptarët. Fan Noli fillon edhe me botimin e Dielli (The Sun) më 1909. Faik Konica ishte redactor I pare I Dielli.

-Persona të vequar:

Arshi Pipa (1920-1997), lindi në Shkodër, në një familje intelektuale të këtij qyteti. Diplomohet për filozofi, në Universitetin e Firences, në vitin 1942. Ai dha mësim në Amerikë në Kolegjin e Arkansasit si profesor i filozofisë dhe më vonë si profesor në Universitetin e Minesotës, ku ligjëroi letërsinë italiane. Nga veprat e tij: “Lundërtarët”, “Libri i Burgut”, “Rusha dhe Meridiana”, “Letërsia shqiptare, perspektiva sociale”, “Letërsia shqiptare bashkëkohore”, etj. Ka kryer edhe shumë studime si: “Tipologjia dhe periodizimi i letërsisë shqiptare”, “Bisedë me Kadarenë”, ‘Dy libra për gjuhën dhe folklorin”, etj. Së bashku me publicistin Martin Camaj ishin disidentë që punuan në mërgim dhe që dhanë një kontribut të madh intelektual në fushën e gjuhësisë, letërsisë, filozofisë, sociologjisë, si dhe publicistikës. Nicholas Pano (1934– ), është profesor I historisë, ishte Dekan I shkencave humane dhe arteve në Universitetin Perëndimor të Illinois. Eshtë autor I librit ,,Populli i Republikës së Shqipërisë”. Peter R. Prifti (1924– ), shkrimtar dhe përkthyes, ka dhënë kontribut të madh në studimet shqiptare, është autor I librit ,,Shqipëria Socialiste gjatë 1944. Stavro Skendi (1906–1989), I lindur në Korqë, ishte profesot I gjuhëve ballkanike në Universitetin Kolumbian nga 1972 deri në vdekje.
-Liderët e komunitetit:
Constantine A. Chekrezi, përkrahës i lëvizjeve në Shqipëri dhe për një kohë të shkurtër editor i gazetës “Dielli” dhe botues i “Ilyria” nga marsi në nëntor të vitit 1916. Ai është autor i shumë shkrimeve, nga mund të veçojmë “E shkuara dhe e tashmja e Shqipërisë”, që u konsiderua si e para punë në anglisht e shkruar nga një shqiptar.Kristo Dako, mësues dhe një nga figurat e lëvizjes së hershme nacionaliste. Ai është autor i “Albania, çelësi për në lindjen e afërt” botuar më 1919. - Faik Konica- Faik Konica është një ndër shqiptarët më të dalluar. Lindi në 15 Mars 1875 në Konicë (qytet shqiptar që sot i përket Greqisë). Studimet i filloi në një kolegj jezuit në Shkodër, dhe i vijoi në Stamboll dhe në Francë. I mençur dhe gjuhëbrisk, kur ishte ende në Europë, Konica çeli revistën Albania, që u botua për 12 vjet rresht. Më pas ai u vendos në Amerikë dhe u bë një nga udhëheqësit e shqiptarëve të Amerikës. Në Amerikë Konica drejtoi gazetën “Dielli” dhe federatën “Vatra”. Qeveria e mbretit Zog e bëri Konicën ambasador të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Me themelimin e Federatës “Vatra”, më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. - Fan S. Noli-Theofan Stilian Noli ose siç njihet ndryshe Fan Noli, ishte atdhetar, demokrat, burrë shteti, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar. Ai ishte artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Më 1906, i nxitur dhe i përkrahur nga patroitët, Noli u nis për në SHBA, me qëllim që të ndihmonte në organizimin dhe në bashkimin e shqiptarëve të mërguar, që kërcënoheshin nga rreziku i përçarjes, për shkak të veprimeve të shovenistëve grekë. Bashkëpunonte në gazeta, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, të cilat, më 1912, u bashkuan në federaten pan-shqiptare Vatra. Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Erdhi në Shqipëri për të parën herë më 1913. Përseri shkoi në SHBA. Vatra e zgjodhi kryetar. Tash u vendos përfundimisht në SHB.
Aty ushtronte funksionin e peshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri Historisë së Skënderbeut, nxori në dritë një botim anglisht dhe më 1949 një variant të dytë shqip të saj: kurse më 1960 dha anglisht një Autobiografi të shkurtër mjaft tërheqëse. - Eftalia Tsina (1870–1953), është nëna e mjekes Dimitra Elia dhe ka qenë promotore e përhapjes së kulturës në botimet e saj. Më 1920 ajo themeloi të parën organizatë të gruas në Amerikë, të quajtur “Bashkimi”.
-Argëtimi:
John Belushi (1949–1982), aktor dhe komedian i njohur shumë për punën e tij origjinale në serialin televiziv Saturday Night Live “Të shtunat mbrëma live” (1975–1979). Po kështu, edhe filmat ku ka luajtur ai janë shumë të njohur.
James (Jim) Belushi, vëllai i tij i vogël, është gjithashtu aktor shumë i njohur që ka depërtuar dhe në Hollivud. Filmat më të njohur të tij janë Mr. Destiny (1990) Only the Lonely (1991), (I vetëm i vetmuar) Ditari i Dhitmanit (1992) e shumë të tjerë.

Stan Dragoti është producenti dhe drejtori më i spikatur në kinematografi e televizion dhe është drejtori i disa filmave shumë të njohur.

-Politika:

Steven Peters (1907–1990) ka shërbyer si analist kërkimor në Departamentin e Shtetit amerikan më 1945 dhe në shërbimet e huaja më 1958. Ai është autori i “Anatomia komuniste e gllabërimit” (The Anatomy of Communist Takeovers) dhe në botimet zyrtare.

Rifat Tirana (1907–1952), ekonomist në profesion dhe anëtar i stafit të Ligës Nacionale më 1930. Kur vdiq ai ishte me zëvendësshef i misionit të Agjencisë së Sigurimit në Spanjë.

Bardhyl Rifat Tirana shërben si zëvendësshef i Komitetit të Inaugurimit presidencial nga 1976–1977 dhe drejtor i Agjencisë së Gatishmërisë së mbrojtjes civile nga 1977–1979.

-Shkrimtare:

Shqipe Malushi, poete, eseiste dhe specialiste e informacionit të mediave. Ajo ka publikuar disa reportazhe dhe artikuj në gazeta. Ka shkruar në shqip dhe anglisht, ja disa tituj - Memories of ‘72 (1972, in Kosova), Exile (1981), Solitude (1985), Crossing the Bridges (1990), and For You (1993). Loretta Chase ka lindur në Worcester, Massachusetts dhe është një romanciere shumë popullore. Nexhmie Zaimi është autore e librit “Binjtë e shqiponjës” dhe “Autobiografia e një vajze shqiptare” botuar më 1937.

Benjamin R

Komente16 Tet 2008 01:04 am

Intervistë me Lulëzim Shishanin, nismëtar dhe udhëheqës i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”

Si lindi ideja për këtë projekt?

Qysh gjatë luftës së fundit është nisur puna në krijimin e një softueri për drejtshkrim dhe pas shumë peripecive nga më të ndryshmet është zhvilluar deri në këtë fazë shumë të suksesshme. Në fillim projekti “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” kishte synim vetëm softuerin për drejtshkrim, më vonë synimet e këtij projekti u shtuan në pambarim. Jemi duke punuar në avancimin e softuerit për drejtshkrim me komponentë të ri, hartimin e fjalorit elektronik shpjegues të gjuhës shqipe, softuerin për studime të thella, lokalizimin e softuerëve të Microsoft-it në gjuhën shqipe etj. Ideja që edhe për gjuhën shqipe të kemi atë që ka perëndimi për anglishten, italishten apo frëngjishten, nga shumëkush konsiderohej si një ëndërr. Kur shikoj historinë e këtij projekti dhe mendoj problemet, vështirësitë, moskuptimet dhe keqkuptimet që kemi hasur, del se ka qenë një ëndërr. Por, tashmë jam i bindur që më shumë punë edhe ëndrrat mund të jetësohen.

Sa kohë ju ka marrë finalizimi i këtij projekti ngase ju s’jeni gjuhëtar? Si ishte bashkëpunimi me ekspertët e gjuhës standarde?

Shumë. Jashtëzakonisht shumë. Gjashtë vite. Në fillim kisha vetëm përkrahjen e anëtarëve të familjes. Pastaj me kohë rreth kësaj ideje u bashkuan shumë shokë dhe shumë bashkëpunëtor të mi, që gjenden kryesisht në shtetet perëndimore. Pas themelimit të Qendrës për Edukim dhe Përparim (QEP) punët kanë vajtur më për së mbari. Fakti që s’jam gjuhëtar por jurist, mendoj që ka qenë vendimtar në organizimin e suksesshëm të këtij projekti që ka të bëjë kryekëput me gjuhën. Më kohë kam bërë ndarjen e punës në tri aspekte përkatësisht në tri rrafshe: gjuhësor, programues dhe organizativ. Aspekti gjuhësor i projektit ka qenë i mbikëqyrur dhe i zhvilluar nga gjuhëtarët pa ndonjë ndikim politik apo rajonal apo çfarëdo ndikimi tjetër. Aspekti programues ka qenë kryesisht detyrim i organizatave ndërkombëtare dhe pjesërisht i organizatave vendore kosovare. Ndërsa aspekti organizativ ka qenë më i vështiri dhe kemi bërë çmos të mos politizohet, rajonalizohet apo të keqpërdoret në çfarëdo mënyre. Projekti ka qenë i shpallur qysh para katër vitesh si mbarëkombëtar dhe kështu është trajtuar vazhdimisht. Sot, QEP-i është partner i organizatave shumë të njohura botërore dhe vendore si Amebis, Microsoft, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Alba-Soft etj. Në një fazë të zhvillimit të madh të këtyre softuerëve dhe krijimit të kushteve për demonstrimin praktik të tyre, në bashkëpunim me disa udhëheqës të institucioneve tjera gjuhësore dhe pas shumë konsultimeve kemi formuar një Ekip të mbikëqyrjes së saktësisë gjuhësore me këtë përbërje: Emil Lafe, Isa Bajçinca, Enver Hysa, Shefkije Islamaj, Fadil Raka. Këta gjuhëtarë kanë kontribuar mjaftë në harmonizimin e disa çështjeve gjuhësore-teknike dhe në mbikëqyrjen e punës së gjuhëtarëve tjerë të angazhuar nga QEP-i. Në ekipet tjera të punës ka pasur edhe shumë gjuhëtar tjerë nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë dhe gjuhëtar nga Prishtina.

A është përfunduar i tërë projekti?

Jo, mendoj që e kam thënë edhe më herët se projekti “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” nuk përfundon kurrë, apo më mirë të them përfundon kur njëra nga këto dyja zhduket. Që të zhduket gjuha shqipe përfundimisht nuk do të lejojmë. Ndërsa për kompjuterin si mjet i punës së njeriut më i përparuari deri më sot, s’kemi parafytyrime kur mund të dalë jashtë përdorimit.

Si do të përfshihen në punën e përditshme në administratë këta softuer shumë të rëndësishëm?

Programi kompjuterik për drejtshkrim AS 2.0 tashmë ka filluar të instalohet dhe reagimet janë shumë pozitive. Interesimi për instalim është tepër i madh dhe prej fundit të marsit, çdo qytetarë i Kosovës brenda dhe jashtë vendit do të arrij ta shkarkoj nga interneti. Punëtoret e administratës së Qeverisë së Kosovës duhet t’i drejtohen MShP përkatësisht Departamentit të Teknologjisë Informative. Bashkë me programin është edhe një udhëzim i shkurtër për instalim dhe përdorim të suksesshëm të AS 2.0. Edhe pse ata që kanë njohurit themelore mbi kompjuterin do ta përvetësojnë për më pakë se pesë minuta, për të përfituar maksimumin e asaj që ofron programi duhet të lexohet udhëzimi. Softuerët tjerë, “Fjalori elektronik shpjegues” dhe “Programi për përvetësimin e gjuhës shqipe” do të shpërndahen po ashtu gjatë këtij viti.

Është përmendur disa herë nga ju që viti 2005 është vit i gjuhës shqipe. Ku qëndron rëndësia e këtij viti për gjuhën shqipe?

Shpallja e vitit 2005 si vit të gjuhës shqipe nuk është simbolike por shumë përmbajtjesore. Në shoqërinë shqiptare ka shumë simbolikë e zakonisht pak punë. Është vit i gjuhës shqipe realisht, sepse në këtë vit të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë në kompjuterët e tyre tre softuer shumë të sofistikuar, si kombet e zhvilluara, me ndihmën e të cilëve problemet për respektimin e normës së gjuhës shqipe, problemet për përvetësimin dhe studimin e gjuhës shqipe do të zhduken. Fatbardhësisht, sot fjala shqipe kudo shkruhet me kompjuter - librat, gazetat, revistat, broshurat, e-postat, dokumentet zyrtare, letrat që lexojnë spikerët në TV, fjalimet e politikanëve, librat universitar, faqet e internetit, letrat e dashurisë etj. Të gjitha këto shkrime të kategorive të ndryshme, përmes programit për drejtshkrim AS 2.0 i cili do të avancohet vazhdimisht me fjalë të reja dhe komponentë shtesë, do të jenë të shkruara lehtë në përputhje me normën. Që nga ky vit një prishtinas do t’i shkruaj një letër një vlonjati me të njëjtat kritere gjuhësore dhe anasjelltas. Që nga ky vit Qendra për Edukim dhe Përparim përmes këtyre programeve do të ekzekutoj dispozitat gjuhësore në shkrimet e të gjithë shqiptarëve me lehtësinë më të madhe. Që nga ky vit Qeveria e Kosovës do të ketë në duar të veta armët më efikase në luftimin e problemeve të gjuhës shqipe. Madje, krijohet situatë që pas një kohe, të nxjerrë ligj mbi mbrojtjen e gjuhës vetëm me një nen. P.sh. “çdo dokument që i dërgohet institucioneve të Kosovës apo dërgohet nga institucionet e Kosovës duhet të shkruhet duke përdorur Programin kompjuterik për drejtshkrim AS 2.0”. Dashtë Zoti e përgjegjësi të njëjtë si Qeveria e Kosovës të tregoj edhe Qeveria e Shqipërisë.

Cila është përkrahja e institucioneve për realizimin e këtij sistemi?

Dëshira dhe vullneti i mirë kanë ekzistuar. Puna jonë është përkrahur moralisht dhe politikisht, kemi hasur në mirëkuptim të të tre liderëve të partive më të mëdha kosovare dhe posaçërisht të ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të Kosovës dhe pothuajse të të gjithë ministrave. Në aspektin organizativ, profesional, teknik apo gjuhësor, institucionet kanë qenë dhe janë të paafta që të ndihmojnë. Qeveria e Kosovës ka blerë licencat ekskluzive për përdorim të pakufizuar kohorë dhe hapësinorë të këtyre softuerëve për të gjithë banorët dhe për të gjitha institucionet e Kosovës. Nga momenti i nënshkrimit të kontratës me Qeverinë e Kosovës meritat për rezultatet që janë arritur dhe që do të arrihen gjatë këtij viti në fushën e gjuhës tërthorazi i takojnë Qeverisë së Kosovës. Që saktësia gjuhësore të jetë në nivel të dëshirueshëm, meritat i takojnë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe gjuhëtarëve më të shquar shqiptarë.

Planet QEP-it për të ardhmen?

Gjatë vitit 2005 të gjithë shqiptarët do të kenë përfitime të mëdha që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe, nga QEP-i dhe rezultati i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”. Janë dy befasi tjera nga Microsoft-i, për të cilat s’mund të flas për shkak të detyrimeve të kontraktuara. QEP-i është duke punuar në shtimin e komponentëve tjerë, përmes të cilëve zgjidhen problemet e sintaksës. Po ashtu jemi duke punuar në krijimin e dy softuerëve që do të jenë plotësisht në pajtim me Microsoft Office e që kanë të bëjnë me njohjen e zërit dhe shndërrimin e tekstit në zë. Të gjithë shqipshkruesit lë të fillojnë ta paramendojnë veten, kah mesi i vitit 2006, duke hapur një dokument të Word-it dhe duke diktuar në shqip, ndërsa programi duke shndërruar fjalët e diktuara më zë në tekst të shkruar, pa gabime.

Intervistoi: Ajete Zogaj

http://gjuha-shqipe.com

Posted by Benjamin R

Histori and Letërsi12 Tet 2008 09:27 pm

Nëse ndalemi ne historinë e letërsisë ne Europë mund të konstatohet se që nga lindja e saj, bëhet një ndryshim i rëndesishëm i gjuhës në cdo vend të Europës, edhe atë cdoherë si faleminderim i ndonjë ,,POETI”. Në Itali ne shekullin e XIII, Dante është shembulli i cili ka vendosur te shprehet ne gjuhë tjeter. Eshtë e njohur se Dante është edukuar në gjuhën latine, nga gjuha e atëhershme dominante dhe qëndrore. Ai duke i ditur të gjitha dialektet italiane ndalet ne dialektin e tij (Fiorentina) me të cilën do ta krijon gjuhën a tij, mandej vepren e tij të famshme “Komedija Hyjnore” dhe përfundimisht gjuhën italiane. Ky ndryshim I tërësishëm gjuhësor u bë ne shekullin e XIII, por në Itali kishte dokumente edhe më pare. Ne shekullin e dymbëdhjetë gjuha popullore italiane “volgare” dalngadalë ia zuri vendin latinishtes, kështu monumenti i pare letrar në italishte : Kënga e “Mabitarit të Toskanës”daton nga ajo periudhë. Meqë cdo gjë që ndodhte ne Itali, herët a vonë e merrte jehonën e vet ne Shqipëri, mund të besohet se ideja për ta shkruar gjuhën e vet do t’u ketë ardhur shqiptarëve nga Italia, aty diku rreth fundit të shekullit dymbëdhjetë. Përgjigjen përfundimtare kësaj qështje mund t’ia gjejmë në arkivat e Vatikanit.

Në Angli, gjuha angleze filloi të ndërtohet rreth shekullit të tetë, me elemente gjermane , latine, normandike dhe skandinaviane. Vonë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë poeti anglez Geoffrey Chaucer do ta fus gjuhën angleze ne letersi. Kurse një shekull më vonë Shekspiri veq më do ta vërteton më atë gjuhë. Në të njëjtën periudhë në Gjermani ende shkruanin në gjuhën latine. Letërsia gjermane do të fillon ta merr formën e saj si faleminderim i përkthimeve Luteriste nga Bibla. Në Francë në te njëjtë periudhe, ne shekullin e gjashtështëmbëdhjetë, Fransoa i pare, bën ndërimin e gjuhës latine me gjuhë franceze. Montenji, i cili në fillim shkruante në gjuhën latine, do ta ndryshon këtë gjuhë për të vetmen arsye që të shkruan ne gjuhën franceze. Sikurse edhe Dante edhe ai do të jet krijues i një gjuhe të re. Gjuha shqipe ekzistonte që në fillim të shekullit katërmbëdhjetë. Kemi një dokument historik të dorës së pare që e dëshmon këtë fakt. Në vitin 1332 murgu gjerman – Brokardi, në një libër të tij kushtuar Filip dë Valuasë- mbretit të Francës- e dëshmon ekzistimin e letersisë shqipe. Ai vëren edhe se: ,, Shqiptarët ndonëse kanë një gjuhë krejtësisht tjetër nga latinët, në librat e tyre përdorin alfabetin latin”. Fra brokardi, apo Brocardus Teutinicus, siq e quajnë atë kronikat latine, është një njeri të cilit mund t’i besohet me siguri. Vetë Brokardi mburret se ai: ,, Shkruan për gjërat që i ka përjetuar dhe i ka pare, dhe më pak për ato që i ka dëgjuar”. Benediktanët, të cilët në mesjetën e hershme ishin rendi i vetëm i eremitëve në Shqipëri, në shekullin e trembëdhjetë u zëvendësuan nga dominikanët. Fra Brakordi, si pjesëtar i rendit të ri, prandaj kishte lidhje të mira në Shqipëri të cilë duhet ta ketë vizituar disa here. Libri i tij ngre një problem interesant. Nëse nga viti 1332 kishte letërsi shqipe, ështe e qartë se shkrimi i shqipes do të ketë filluar më herët. Prej përdorimit të një alfabeti e deri te zhvillimi i një letërsie duhet të kalojnë shumë vite. Kështu, shtrohet qështja : që kur zuri të shkruhej shqipja? Burimi i gjithë gjuhëve europiane ështê nga gjuha latine (historia e letërsive të lartpërmendura), kurse burimi i gjuhës latine është nga gjuha ilirishte, shqipja e sotme.

Benjamin R.

Komente and Maqedoni12 Tet 2008 12:42 pm

Shqiptaret ne R. M. te gjithe e dine se në këte vendë gjithmon fryen erë Beogradase. Maqedonasve nuk ju intereson “atdheu” i tyre. Atyre u intereson qe shqiptaret mos te jenë rehat. Ata rrojnë mbi kurrizin e tyre. Gjithcka cka behet ne kete vend behet per inatë të shqiptareve. Nje bisede e pazakonshme qe kam pas sot, pasyqron me se miri se cfare ndodhë dhe ka ndodhur ne kete vend.
Sot udhetova me avtobus (lokal) dhe me qellim nuk pagova bilet. Më zunë ata te kontrollës dhe si zakonisht - pse “zoteri” nuk keni paguar bilet (fatkeqsisht ishin shqiptar). E dini ju se per keto pune paguhen denime …
Ju thash - e dini ju zoteri se ne vitin 2001 mu per arsye te kesaj kompanie transporti janë rahur nxenesit e vitit te pare te gjimnazit Zef Lush Marku, e dini ju si eshte kur ju rafin 40 burra dhe ju jeni femij 15 vjecar, e dini ju si eshte kur para syve ke policinë dhe nuk intervenon per ta ndal dhunen ndaj nxenesve shqiptare, e dini ju zotëri se keto para te cilat une (nuk) i paguaj per ju , nje perqindje e tyre shkuan per mbrojten e te akuzuarit per krime lufte ne fshatrat shqiptare Lube Boshkovskin, po keto taksa shtetrore nuk jan valle per policinë te cilin duhet ta ndjej si te timen dhe të jetë ne shërbimin tim, a mos valle duhet te ndjehem si zezak i viteve te 70-ta ne token time. Ju e dini zotëri se po ne kete kompani punojn vetëm 1 % shqiptar. E dini se ne kete shtet gjithmon punësimet bëhen ne baza etnike, ku ti mare une ato para, kur babai nuk punon askund vetem pse eshte shqiptar. Per keto arsye une nuk paguaj bilet ne kete kompani. Sic po e shef zoteri kontrolla une edhe nuk kam ndonje arsye te vecante qe te paguaj bilet.
- Më fale shoqi po unë kete e kam punë-përshpëriti kontrolla. Nuk me nxori dhe më lejoi te vazhdoj rrugën.

Po ne kete shtetë, maqedonasit janë shumë të pafelemenderuar. Ata nuk janë të vetëdishëm se sa probleme munden të shkaktojnë shqiptarët. Ta zëm punën me emrin e shtetit. Paramendoni si do të dukej ky vend, kur me shum se 25 % (zyrtarisht) te qytetrave nuk do ta pranonin emrin e shtetit dhe te fillojn ta thërasin R. e Iliridës. Imagjinonin si do të dukej qeveria e Shkupit para faktorit ndërkombëtar. Cfare do thoshin ata – si tju pranojm ne kur as popullata e juaj nuk po e pranon këtë emër. Por ky është problemi më i vogël që munden me shkaktu shqiptarët. Po sikur te vendosnim ti bojkotojm instucionet sllave dhe ministrat shqiptar të mos jenë vetëm reklam e sllavëve para faktorit ndërkombëtar. Ndoshta te huajt do te kuptonin se sa na qenka ne te vertet zemergjere elita politike maqedonase ndaj shqiptarëve. Por tash falë partive politike shqiptare ne Maqedoni të (pa) ndihmuar nga faktorët politik në Shqipëri dhe Kosovë, sot maqedonasit shfrytëzojn rastin më të pa favorshem për shqiptarët. Shpallin nene anti-kushtetuese pa qenë fare anti-kushtetuese. Burgosin kë mundin dhe kë duan, në menyrë shumë jo transparente.

Maqedonasit gjithmon na akuzojn si shtetas te dëmshëm për këtë vend. Mendojnë se ky shtetë paske qenë shumë më afër se Kroacia, në rrugën drejt BE, por ata të cilët ju paskan prish planet jane shqiptaret. Tash si duket po na hakmiren pse nuk po i qendrojm lojal ketij pushteti. Po edhe sikur ti qendroja lojal te gjitha ato taksa që paguaj unë, shfrytëzohen për zhvillimin e pjeses lindore te R.M. (ku jeton shumicë maqedonase).

Prandaj mendoj qe pas zgithjes të statusit te Kosoves, do të ishte mire që në këtë shtet partitë politike shqiptare te mendojn per bojkotimin e “institucioneve” , të cilat punojn në kundërshtim me interesat e elektoratit tyre. Nëse ka nevoj edhe te krijohen sisteme paralele (polici, ushtri). Të jenë më të zëshëm gjatë artikulimit të kërkesave të tyre. Mos ta shëndrojn politikën si diplomacia e llastikut. Mos të lëshojn hapsirë deri sa mund të tërhiqet llastiku në maksimum, se po ju këput, o ju rëshqiti nga dora mundë të digjeni shumë keqë. Sa ma shumë është tërhjek llastiku aq më e madhe do të jetë dhimbja. Fatkeqsishtë ajo dhimbje më së shumti do të bije ne kurizë të popullitë. Mos te mundohen te marin shembullin e partive ne Shqipëri. Mos të ndahen aq shumë sa të krijojn te djathtë dhe të majtë shqiptare në R.M. Kuptojeni se shqiptarët e ketij vendi nuk munden të lejojne atë luksë. Duhet të funksionojnë vetëm parti mbi baza nacionale. Partite politike shqiptare shume lehtë gjejn kompromis me partite politike maqedonase. Bashkupunimi me keto parti (antishqiptare) ndonjeher eshte mbi nivel, per deri sa kordinimi i partive politike shqiptare mungon edhe kur janë ne pyetje interesat e qytetareve shqiptar.

Burhan C.

Komente and Maqedoni05 Tet 2008 08:44 pm

Pjesa shumice e qytetarëve ne Maqedoni perbehet nga dy popuje te ndryshem: shqiptarët dhe sllavo maqedonasit. Komuniteti sllav ne kete vend vazhdimisht pret qe te ndodh dicka jo shume e hijshme tek shqiptaret, qe te kenë me cka ti sherojn komplekset e tyre, komplekse qe vijn nga mungesa e identitetit.
Element kyq qe me shtyri te shkruaj kete koment eshte defaktorizimi i shqiptareve. Ata do te duhej te ishin element shume i rendesishem ne strukturene apo piramiden shetetrore. Mire po ata nuk perfillet instutucionalisht, gjinden ne gjendje te mjerueshme ekonomike, ku bile as qe ka ndonje shpresë per te krijuar nje pozite komode ekonomike, shoqerore, arsimore etj.

Shtetet me te zhvilluara ne Evrope kane kapacitete jashtazkonisht te medha per te ndihmuar shoqerit e tyre. Shtete ne te cilata zhvillimi dhe standardi jetesor nuk eshte problem sepse ky zhvillim ndikon tek te ghitha shtresat e popullates njelloj.

Maqedonia eshte vende i cili mbijeton nga shqiptaret. Shqiptaret do te duhej te ishin faktori kyq ne rrjedhojat politike qe zhvillohen ne kete shtet. Per funksionimin e nje shteti duhet te kete se paku tre elemente themelore: teritori, popullata dhe pushteti. Keto tre elemente nuk perfillen shume nga politikanet tone, qe kane per qellim fitimet personale dhe farefisnore per rregullimin e stanndardit te tyre jetesor, ndersa te tjeret jan len mbas dore, per deri sa po keta te njejtit kur i duhemi ne (qytetaret) dalin e kerkojne mandatin nga populli per tu perfaqesuar ne strukturat e shtetit. Por ky perfaqesim do ta quhaj vetem privat, ngase perfitime kane vetem politikanet apo disa individe te lidhur ngushte me partite politike.

Sllavo Maqedonasit kane standard shume me te lart jetesor se shqiptaret. Ata vothen shtetit per 65 vjet resht. Demutan ekonomin e ketij vendi dhe prap ne fund fajtore mbeten shqiptaret, ndersa nga ana tjeter ata kane kushte shume me mira ekonomike se ne.

Shqiptaret ne kete shtet kane mbete jetim apo ma mire me thene si mysafir ne shtepine e tyre. Ata gjinden ne nje pozite jo shume premtuese dhe sikur kjo mos te mjaftoj, politikanet shqiptar ne kete shtet, vazhdojn te ruajn rolin e “politikaneve per perfitime personale”. Varferia vazhdimisht po ritet tek shqiptaret, edhe ate me permasa alarmante, sa qe tani me njerezit kan filluar te mendojn vetem si ta fitojn buken e tyre duke mos gjetur menyra apo mjete per te aritur deri tek kafshata .

Qytetaret shqiptare jane pa shpresë ne kete vende. Qeverit shkojne e vijne dhe ceshtja shqiptare mbetet mbas, ose me then ma mire nuk fillon fare. Ajo shprese, qe shpresoja se do te kthehet ndonjehere, nuk kthehet sepse ne presim cdo kater vite nga dy ligje e gjysem, qe te kthejne me vite te tera mbrapa, dhe mburremi me keto ligje qe nuk jan per tu mburre, por per te qare.

Burhan C

Histori and Letërsi05 Tet 2008 08:41 pm

Ne postimin tim të fundit ,,Gjuha Shqipe burim I gjuhëve Europiane” u bë fjalë për vendin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ne pjesën e parë të atij teksti, përmendet edhe një shkrimtar francez Mishel dë Montenjë. Aty gjithashtu përmendet edhe rëndesia e tij që kishte në bazat e gjuhës frenge.

Jehona e qëndresës shqiptare të shekullit të pesëmbëdhjetë kundër pushtimit osman kishte arritur deri në Francë dhe ishte pasqyruar edhe në veprat e shkrimtarëve më të mëdhenj franceze. Njëri ndër këta shkrimtarë, Mishel Dë Montenjë (1533-1592) Që në krye të veprës së tij të njohur Sprovat (Les Essais) e kishte përmendur Skenderbeun. Montenji është shkrimtar që në Francë gjendej dhe gjendet edhe sot në programet shkollore të letërsisë frenge. Personaliteti i Skenderbeut kishte frymëzuar edhe shkrimtarë të mëdhenj cfarë ishte Montenji. Ai merr shumë shembuj nga historia, ndër të cilët përmend Princin e zi, birin e mbretit të Anglisë Eduardit të tretë, sundimtarët e qyteit të Tebës të Greqisë, Pelopidasin dhe Epaminondasin, dy konsuj të Perandorisë Romake, Pompein e Sylan, dhe në fund Aleksandrin e Madh.

Anekdotën për Skendebeun, Montenji e ka marrë nga libri i Dhimitër Frankut, i cili u botua në italisht më 1539 dhe u përkthye në frëngjisht e u botua më 1544. Në kete anekdote të Frankut, Skenderbeu na del si njeri që ka ditur ta cmonte trimërinë. Montenji nga kjo anekdotë ka nxjerrë thelbin dhe e ka përmbledhur -,,Skenderbeu princi i Epirit, po ndiqte njërin nga ushtarët e tij për të vrarë dhe ky ushtar, pasi kishte provuar me të gjitha përuljet dhe lutjet që ta zbuste, së fundi vendosi ta priste me shpatë në dorë. Kjo vendosmëri e ndali menjëherë tërbimin e Skenderbeut, i cili kur pa se mori një qëndrim për ta nderuar e fali. Ky shembull mund të interpretohet ndryshe nga ata që nuk do të kenë dëgjuar për fuqinë dhe trimërinë e mrekullueshme të këtij princi”. Montenji pra , duke iu preferuar personaliteteve të njohura historike për të ilustruar përsiatjet e veta mbi njeriun ndër to merr edhe Skenderbeun, gjë që dëshmon se ndonëse kishte kaluar një shekull i tërë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, jehona e qëndresës shqiptare kundër pushtuesve osmanë vazhdonte të ishte e gjallë në Europë. Ndërkaq, në anekdotën e rrëfyer nga Montenji për Skenderbeun bie në sy vlerësimi i lartë i shkrimtarit freng për këtë personalitet shqiptar, të cilin e shtie midis personaliteteve fisnike historike që ditën ta qmonin trmimërinë si virtyt të lartë njerëzor dhe Montenji e përfundon anekdotën pë Skenderbeun duke ua mbyllur rrugët intepretimeve të mundshme të gabuara mbi këtë veprim të prijësit shqiptar në luftë kundër osmanëve duke vënë gishtin mbi ,,fuqinë dhe trimërinë e mrekullueshme të këtij princi”. Mirëpo kjo anekdote nuk është e vetmja reference e Skenderbeut në Sprovat e Montenjit. Ky shkrimtar i referohet heroit tone kombëtar edhe në dy raste. Në Sprovën e titulluar Frika nënë e mizorisë Montenji ngre zërin kundër tortures. Ai shkruan edhe për rastin e vdekjes së Mojsi Golemit me shokë, të cilët, pasi u zunë robër nga Ballabani në betejën e Valkalisë, u ekzekutuan duke i rrjepur të gjallë. Per këtë ngjarje Montenji shkruan-,,Dhe më duket edhe më e tmershme ajo që historian të tjerë rrëfejnë për zotërit epirotë, të cilët urdhëroi të rripeshin dalngadalë në një mënyrë të rregulluar ma aq djallëzi, saqë jeta e tyre zgjati pesëmbëdhjetë ditë në këtë ankth . Këtë pjesë të sprovës autori e përfundon me një reminishencë nga historia e heroit tonë, në të cilë shkruan : Skenderbeu i mprehtë dhe shumë i zoti, kishte zakon të thoshte se dhjetë ose dymbëdhjetë mijë luftëtarë besnikë duhet t’i mjaftojnë një prijësi të zoti në luftë për ta siguruarfamën e vet në qdo ndërmarrje ushtarake. Derisa burim për anekdotën e ushtarit tëcilit ia fali jatën Skenderbeu, Montenji kishte pasur vepren e Dhimitër Frankut për dy huazimet e fundit ai si burim ka pasur historinë e Barletit, Të perkthyer frengjisht nga Zhak de Lavardeni (Jasques de Lavardin) të botuar më 1576, e cila u ribotua disa here , vepër kjo të cilën, siq pohon një syudiues i shquar i vepres së Montenjit, Pjer Vile(Pierre Villiy) , autori i Sprovave pa dyshim e kishte pasur në bibliotekën e vet. (1

Për të aritur deri në anekdotën mbi Skenderbeun në Sprovat e Montenjit ishte lehtë, kurse soneti i Ronsarit ishte punë më e vështirë të gjendej me që vepra e Ronsarit është më e vëllimshme, ndërsa soneti për Skenderbeun është poezi rasti, e shkruar me rastin e botimit të Historisë së Gjergj Kastriotit, në të cilën figuron si autor Zhak dë Lavardeni, e ky si thamë në të vërtetë e përktheu frengjisht Historinë e Skenderbeut të Barletit, me disa adaptime dhe shtesa. Ne shekullin e katërmbëdhjetë në Francë ishte zakon që me rastin e përgaditjes për shtyp të një libri, poetë të ndryshëm, miq të autorit, shkruanin poezi lidhur me temën ose personazhet e librit apo kushtuar autorit të librit. Ka të ngjarë se Lavardeni, i cili ishte nga krahina e Turenës, si edhe Ronsari, që në këtë kohë ishte poet me zë, kishte lidhje me Ronsarin, prandaj në krye të Historisë së Gjergj Kastriotit të Lvardenit gjejmë sonetin e Ronsarit kushtuar Skenderbeut . Derisa teksti i I Montenjit rrëfente për një njgarje anekdotike nga jeta e Skenderbeut, soneti i Ronsarit e vinte Gjergj Kastriotin në lidhje me personalitete të njohura historike siq ishin Akili dhe Pirroja, prandaj ishte e sigurt se me gjithë vlerat modeste artistike të kësaj poezie, ajo do t’u bënte përshtypje lexuesve shqiptarë dhe do të bëhej mjet mobilizimi në luftën pë clirimin kombëtar duke u treguar atyre se qfarë jehone kishte bërë epopeja shqiptare e shekullit të pesëmbëdhjetë në Europë dhe se pë Skenderbeun kishte kënduar edhe një poet i madh qfarë ishte Ronsari.

(1. Soneti I Ronsarit kushtuar Skenderbeut.
Pierre dhe Ronsard, 1524-1585

Benjamin R

Letërsi05 Tet 2008 12:44 am

Pasi që u publikua një shkrim për punën dhe veprën e shkrimtarit Josif Bagerit, e pash të udhës që të postohen edhe disa poezi të Bagerit në kete blog. Ky shkrimtar mendoj që meriton vëmendje të vecantë. Jo vetëm si shkrimtar, por edhe për disa fakte historike, të cilat i zhveshin tërësisht pretendimet joracionale të komunitetit sllavë në Maqedoni. Fatkeqesisht albanologet tanë nuk gjejnë kohë të mjaftuar për ta analizuar vepren e këtij shkirmtari. Josif Bageri vazhdon të mbetet figurë terciale pa meritën e tij.

  • SHQYPTARËT E SHKUPIT !

Shkup, or’kjytet i ndëgjuet !
Me ta bijt e tu shqyptar…
Shum provime ki provuet,-
Po tash ke nis udhë të mbarë

Bijt e tu tash kan fillue,
Gjith te zonat me i lon’-
Dhe kan nis me u vllaznue !…
Amës nderim për me dhon.

Shum i lumtun je , o Shkup
Se bijt e tu, ktu sivjet :
Kan fillue me çel kllub..
Në atni n’vendin e vet.

Besa bij e tu i kie :
Trime t’fjamtun ç’ke rrit vet ;
Fëmi veshnje, bij Shqypnie-
Dhe kunora në kët jet.

Me kta trima ç’ka Gegnia !
Gjithkund edhe në Kosov …
I ka besa dhe Toskinia,
T’cilët s’prrallen po bojn prov …

Gjitha kta trima besa – besën
Pasha Zotin e kan dhon –
Së në t’errët s’duen t’jesën!…
Por gjuhën me msu kan thon.

Perande kta po përpiqen,
Dit e nat pa mprajtim;
Edhe të mdhenj nuk po hiqen !…
Derdhin t’holla, pa kursim.

Gzohu Shqypni amë e dashun ! …
Se nji koh të mir ke mbrrit ;
Bijt e tu s’te lon për mbysun…
Fort shum shpejt je tuj shëndrit.

T’rrojn Shkupnjonët dhe Shqypnia !
T’ rrojn kllubi me gjith shok !
T’rrojn bashkimi e vllaznia !
Kështu du për Qill’ dhe tok .

Shkup 25 . X . 1908 m.

  • KUSHTRIMI I SHYPTARVET NË MONASTIR

Na ka çpik Natura me ndies të dlir,
Disa djem, Shqypnie, disa burra t’mir
Kombi ka fillue dhe ka zgjedh kta trima !
Burra të shëndrritun, por si vegëtima.

Prej gjith anësh kombi, senitës ka zgjedh
Dhe në Monastir kta djem u kan mledh;
N’ kushtrim me kushtruem në kët mujë sivjet
Dhe me kuvendu për gjuhën e vet.

Shkronja për me zgjedh, se shum na duhen, -
Se kombi dhe gjuha ; besa me kta ruhen !…
Me kta shkruhen fjalët : ‘’ Liri dhe bashkim’’ ;
Me kta shtohen punët, për ma t’mir unshim

Kta shëndritin komb, sjellin kjytetni !…
Ah, të cilat na s’i kemi në Shqypni.
Përande Shqypni, e lumtun sot je,
Se për ty besa, u nis jet e re.

Bijt e tu filluen, me t’qit faqe bardh !…
Ande kah gjith anët, në kët vend kan ardh
Kta trima ç’ke rrit, t’pudhin komb e dor!
A balt e tua, t’qindisin kunor.

Kombi sot kremton dhe fort shum gzohet!…
Se fëmia jote, shpejt dot’lulzohet…
Të rrojn! Keta trima, senitës kombi,
Se ky kushtrim ton botën trondi!…

Të rojn Shqypnia ! me gjith bijt e sajë !…
Besa tosk e gegë, kurri nuk i dajë.

Njësia bon forcin
Dhe bashkimi ka fuqin!
Cili komb kta i ka:
Kurri s’vritet vila me vlla..

Botuar në gaz. ” Uria” nr. 18, 29 .XI .1908, Selanik

Besart E