Josif Bageri, Rilindasi nga Reka e Epërme
Josif Bageri nga Reka e Epërme e Gostivarit ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë kombëtare. Ai ishte poet me talent të rallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), gazetar dhe publicist si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi cështjes kombëtare shqiptare.
Josif Bageri u lind në vitin 1870 në fshatin Nistorvë, i cili në atë kohë administrativisht i takonte sanxhakut të Dibrës, kurse tani – rrethi i Gostivarit. Në vendlindjen e tij e kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë. Për shkak të rrehtanva politike të asaj kohe Josif nuk pat mundësi të filloj shkollimin në moshën e duhur. Leximin dhe shkrimin shqip e përvetësoi në Sofje në moshën 17 vjecare. Atje jetoi si mërgimtarë, ku për një kohë të gjatë punoi si këpuctar.
Krahas kësaj pune Josifi në Sofje, prej vitit 1887 u inkuadrua edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në këtë kohë, Sofja ishte e stërmbushur me atdhetarë, te cilët i ndiqte pushteti osman , për shkak të veprimtaris së tyre.
Më 1 janar te vititi 1893 ne Sofje u themelua shoqëria shqiptare “Dëshira”, ndërsa Josifi ishte njëri ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të sajë. Kah fund i vitit 1899 shkoi në Stamboll për të vizituar poetin tonë të madh Naim Frashërinë, i cili ishte shumë i sëmurë dhe dergjej në shtrat. Takimi me Naimin i la mbresa të mëdha. Ndikimi i tij ishte jashtzokinsht i madh tek Josifi, sa që pas vdekjes se Naimit shkruajti edhe poezi për të:
“VAJTIMI MBI VARRIN E TË NDJERIT
VJERSHËTOR NAIM FRASHËRIT”
Heshtje! Heshtje mbi ty o Natyrë
Se ay që ty shumë të lavdëronte
Ra si fill bar mbi kosën e vekjes ndyrë;
Dhe lyra e ti, që kurrë nuk pushonte,
Po këndonte bukurinë tënde që ke,
Sot, mbetet e ve!
Të tëra ju fusha dheju male t’larta,
Bashkë që të gjitha zini sot me qa,
Vjershëtor’n e urtë që si lul’e thatë,
Përmbi dhe ka rënë dhe jetë më s’ka!
Qani! Qani gjithë! Qani me vajtim
Se shkon pa gëzim !
Në vargjet e më sipërme poeti shpreh dhimbjet e tij për vdekjen e Naimit. Në të njëjtën kohë flet edhe për tregon edhe për dashurin e Naimit për atdheut e tij. Josifi flet për të, një përkushtim të madh. Vdekjen e tij e sheh si një tragjedi për popullin shqiptar. Veprimtaria e Naimit pati ndikim shumë ta madh tek Josif Bageri.
Gjat periudhës së vitevr 1905 – 1907 Josifivi ndihmoj shumë në përhapjen e arsimit shqip ndër masat popullore. Ishte luftetar i denjë për gjuhën dhe shkollën shqipe dhe si rezultat i sajë, në shtator të vitit 1908 në fshtatin e tij të lindjes hapi ehde një shkollë shqipe.
Në maj të vitit 1910, në Sofje fillon të botojë gazetën me titull “Shqypeja e Shqypnisë ”, e cila luajti një rol të madh në përhapjen e asrsimit dhe në trajtimin e cështjes kombëtare.
Pas shpalljese së pavarsisë së Shqipërisë, Bageri kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Durrës. Atje qeveria e emron redaktor të revistës “Ushtima e Krujës”. Në vitin 1915 , gjatë një udhëtimi të mundimshëm nga Durrësi për në Sofje, i lodhur e irraskapitur fizikisht Vdes ne Prishtinë.
Josofi Bageri punoi shumë për cështjën shqiptare. Punoi pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime teë botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platoforma politike, artikuj, komente, reagime, klidhje politike etj. Gjate veprimtarisë së tij pati një bashkpunim te ngushtë me dibranët: Said Najdenin e Jashar Erebarën, m Atanas Albanskin nga Reka e Epërme, me Nikolla Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetar të tjerë.
Personaliteti dhe veprat e tij politike, letrare e publicistike meritojnë respekt të lartë.
Besart E
3 Tetor 2008 më 9:10 pm
SE PARI U PERURAJ PER TEMEN
KRNOHEM SHUM KUR NGJAJ SE FOLET PER JOSIF BAGERIN EDHE REKEN E EPERME PER SHKAK SE JOM EDHE VET KA AJA KRAHIN
JASHTZAKONISHT JOM I MBURRUN SE JOM KA REKA E EPERME EDHE SE E MBIZOTROJ KIT GJUH TE OMBEL SHQIPE
REKA E EPERME JO VETEM SE KISHTE SHKRONJSIT E VET POR KISHTE EDHE SHUM TRIMA CILET E KAN DHON GJAKUN PER LIRIN E SHYPTARVE
PRANDAJ U LUS SE KUSH KA MUNDSI TNXJERRINE SA MA SHUM SHKRIME PER REKEN E EPERME
5 Tetor 2008 më 12:25 am
Grekaj na vjen shume mire, qe ke vendu koment ketu. Ne me te veretet po mundohemi qe me pas sa ma shume infromata per punet qe po ndohin ne maqedoni. Mua Reka me ben krenar qe jam shqipar jashtzakonisht shume. Fatkeqisht ky rajon nuk eshte i studijuar shume.
Te lutem kemi hapur nje blog te ri, qe ka per qeillim pasqyrimin e realiteti shqiptar ne maqedoni, je i mireseardhru ne
http://www.shqipness.blogspot.com
5 Tetor 2008 më 12:54 am
Pershendetje
Me vjen shum shum mir sansara qe mundoheni te keni sa me shum informata per shqiptaret.
Edhe mu me interesojne shum historit e vjetra shqiptare ku di edhe shum histori nga pleqet e mi sidomos disa qe kan lidhje me SKENDERBEUN ne Reka e eperme ku kufizohet me shqiperine dhe un kam prejardhje nga shqiperia
Dhe per xhdo rast te te interesuarit per at an jam ne dispozicjon tu ndimoj deri diku sa te kem mundsi me mirkuptim
Edhe te falemderit shum sansara qe me tregove blogun e ri
me mirkuptim