Kushtuar Fehin Rimnicës
Letërsi 2 Komente »Të nderuar Rekalije dhe Rekalij. Me që këto dy ditë më ka kapluar shpirtin një dhimbje e rëndë shpirtërore. Nëpërmes poezisë në vijimë dua ta lehtësojë dhimbjen me të gjitë Rekalijet dhe Rekalijtë:
26. Gusht 2010
Kushtuar Fehin Rimnicës
Ike pa u përshëndetur me mikun tëndë të vjetër!
Ike pa i thënë lamtumirë Rimnicës, Menikut e Dervenit
Mundohem të gjejë fjalët, por s’më lënë dot lotet
Fytin ma ka zënë një gogël dhe supët më janë rënduar
Mundohem të kthehem këtu ku jamë, por s’mundem dotë
Bashkë me ty në këto momente fluturojë grykes së Dervenit
Lundrojë bashkë me ty mbi valet e Radikes
Këndoj bashkë me ty mbi kepat e Korabit
Më premtove se së bashku do të këndojmë këngën „e rinisë“
Që aq bukur na shkonte në duetë
Ike pa mos filluar edhe strofën e parë!
Ti ike, por unë do të gjejë…….!
Atje lartë mbi kepat e Korabit
Këngën e premtuar do ta këndojmë bashkë………!
Jeohana e këngës s’onë do ta ngjallë Rimnicën
Meniku do të habitet nga vjenë kjo kënge!
Kurse prroi i Rimnicës do t’na bëhet orkestër
Ti ike, por buzqeshjen t’ënde e le tek të gjithë ata që të njihnjin
Me nurin t’endë shëronje shpirtrat e lodhur e zemrat e hidhura,
i bënje njerzit per vehti sepse u kthenje buzqeshjen
i bënje ti harrojnë brengat dhe ta duan jetën!
Shumë njerëz do të kërkojnë ballzamin e fjalëve tua
Shumë njerëzve do tu mungojë nuri i fytyres t’ënde
Kurse mua, jo, jo nukë mundësh të më ikish
Do të gjejë atje ku shpirti dhe zemra yte gjente qetësinë
Atje ku së bashku kaluam fëmijërinë
Atje ku së bashku shijuam rininë
Dhe atje ku së bashku „ëndërronjim pleqërinë“…¨!
Nga Nexhat Rimnica

Gjatë tranzicionit në Maqedoni, është rritur dashuria për politikën. Po ju them sinqerisht më ka marr malli me fol për dicka jasht politikës. Nuk e kuptoj pse ndodhë kjo! Shpesh e pyes veten pse gjithcka duhet të jetë e lidhur me politikën? Pse njerëzit këtu të vlerësojnë mbas asaj “sa mirresh vesh në politik”? Cuditërisht edhe pse mundesh me qenë jurist shumë i mirë, shoqëria nuk të vlerëson, mundesh me qenë shkrimtar solid, por librat e tua nuk shiten etj. Jam munduar të gjejë përgjigje \ dhe për fat të mirë, “pata sukses. Eureka!”. Shpesh them, se ndoshta ende nuk e kemi aritur pjekurin tonë politike(si shoqëri), deri aty kur shumë pak njerëz do të interesoheshin për politik. Duke menduar se vetëm ata që “mirren vesh në politik” janë të zjguarë, shohim gjendjen reale të shoqëris shqiptare. Sa mos të del se kam shkruar kot, do të mundohem të shpejgoj pse më pengon kjo situatë në shoqërin tonë.
Njeriu aq sa jeton aq edhe mëson…Tërë kohën ecën në një rrugë që e ka si të vizatuar diku, ndonjëherë e din ku shkon, e ndonjëherë e mbyll hartën dhe vazhdon në një rrugë që herë pas here humbet,ose ngec e ndalet diku…nuk di a të kthehet apo të rrijë aty ku është… Ka shumë kthesa që i sheh, e që ndonjëherë nuk di në cilën anë të shkojë. Ndonjëherë të gjithë shkojnë së bashku,e ti largohesh shkon në kthesën që vet e pëlqen. Ka gjasa kur edhe pendohesh, ndonjëherë është herët dhe mund të kthehesh te shokët,por ndonjëherë shkon aq larg sa të përzihen rrugicat, e nuk mund të gjesh asgjë nga e kaluara. Por prap vazhdon… nuk lodhesh kurrë!




